Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shantazhonte biznesmenët me celular, u kërkonte 15-40 mijë euro
English

Shantazhonte biznesmenët me celular, u kërkonte 15-40 mijë euro

Ferizaj, 19 Tetor, NOA - Pas një pune të suksesshme operative, hetuesit e Ferizajt, kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshimtë, i cili me anë të mesazheve nga celulari ka kërcënuar 5 pronarë biznesesh se nëse nuk i paguajnë shumat e kërkuara nga ai do të kishin pasoja të rënda.

Lajmi konfirmohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, duke saktësuar se i ndaluari u kërkonte bizneseve shumat prej 15.000 deri 40.000 euro javën e fundit.

Kështu, ai ngarkohet për veprat penale “Detyrim” dhe “Kanosje”,

Gjatë intervistimit nga ana e hetuesve, i dyshuari me inicialet A.H., 28 vjeç, në detaje ka përshkruar veprimet e tij, si dhe i është konfiskuar celulari me numër të njëjtë, prej të cilit janë dërguar mesazhet kërcënuese.

n.e/NOA

KOMENTE