Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Haxhinasto: Polonia dhe Çekia, ndër mbështetëset kryesore për heqjen e vizave
English

Haxhinasto: Polonia dhe Çekia, ndër mbështetëset kryesore për heqjen e vizave

Vishegrad, 23 tetor, NOA - Polonia dhe Republika Çeke i kanë dhënë një mbështetje të vazhdueshme Shqipërisë për liberalizimin e vizave dhe në tërësi, ndaj procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Ky ka qenë pohimi që në formë falënderimi ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto ia transmetoi homologut çek Karel Schwarzenberg dhe atij polak, Radoslav Sikorski, gjatë takimeve respektive në kuadër të takimit të ministrave të Punëve të Jashtme të Grupit të Vishegradit me Ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Me ta, ai ka diskutuar edhe mbi forcimin e bashkëpunimit dypalësh, si dhe zhvillimet në rajon.

Haxhinasto i siguroi homologët e tij çek dhe polak për vendosmërinë e qeverisë Shqiptare për të vazhduar dhe thelluar më tej reformat e ndërmarra.

Ndërsa lidhur me procesin e liberalizimit të vizave, Haxhinasto theksoi masat e ndërmarra nga qeveria shqiptare për sqarimin e opinionit publik mbi procedurat dhe detyrimet.

Në takime u theksua gjithashtu edhe nevoja e thellimit të mëtejshëm e bashkëpunimit ekonomik, ku u tha se ky bashkëpunim duhet të përfshijë plotësimin e kuadrit ligjor nëpërmjet nënshkrimit të marrëveshjeve të reja, si dhe duke shtuar investimet e reja çeke dhe polake në Shqipëri.

Lidhur me bashkëpunimin midis vendeve, bashkëbiseduesit ndanë mendimin se niveli i deritanishëm është një bazë e sigurt për një të forcim të mëtejshëm në të ardhmen në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

n.e/NOA

KOMENTE