Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Në Maqedoni, sot Dita Evropiane e Drejtësisë
English

Në Maqedoni, sot Dita Evropiane e Drejtësisë

Shkup, 25 tetor, NOA - Në Maqedoni sot shënohet Dita Evropiane e Drejtësisë për qytetarët, me ç`rast do të organizohen aktivitete për njohjen e qytetarëve me gjyqësorin.

Dita Evropiane e Drejtësisë e cila shënohet më 25 tetor ka për qëllim të sjellë drejtësinë më afër qytetarit si dhe të arsimojë publikun mbi të drejtat dhe përgjegjësitë e qytetarëve mbi qasjen, respektimin dhe të kërkuarit e drejtësisë.

Me rastin e kësaj dite sot nga ora 8.30 deri në ora 16.30, të gjitha gjykatat themelore dhe të apelacionit në vend si dhe Gjykata Administrative do të jenë të hapura për qytetarët.

Në Gjykatën Supreme, do të organizohet punëtori me temën “Rezultatet nga aktivitetet e ndërmarra për reformat në fushën e efikasitetit të drejtësisë dhe prezantimi i projektit për kodifikimin e të drejtës qytetare”.

Në ora 13.00 në Gjykatën Themelore Shkupi 1, do të organizohet gjykim i simuluar për vizitorët, studentët dhe nxënësit e shkollave të mesme.

Në disa komuna të vendit, Ministria e Drejtësisë ka siguruar këshilla juridike falas me qytetarët, të cilat do të ndihmohen edhe nga Odat e Avokatëve, Përmbaruesve, Mediatorëve dhe Noterëve.

Dita Evropiane e Drejtësisë për qytetarët është një nismë e Komisionit Evropian dhe Këshillit të Evropës, e cila paraqet një mundësi të veçantë për të reflektuar mbi rëndësinë e sundimit të ligjit për progresin drejt një së ardhme në komunitetin evropian.

NOA-INA

KOMENTE