Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Partia e Pacollit, mocion votëbesimi për qeverinë
English

Partia e Pacollit, mocion votëbesimi për qeverinë

Prishtinë, 27 tetor, NOA – Partia Aleanca Kosova e Re, me kryetar Bexhet Pacollin deklaroi sot se ka mbledhur firmat e 40 deputetëve kosovarë për një mocion votëbesimi ndaj qeverisë.

Me anë të tij, kjo parti kërkon t’i japë fund qeverisjes së deritanishme në Kosovë, ndërsa ka refuzuar kërkesën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës që në tekstin e mocionit të përfshihen edhe konstatimet për dështimet e qeverisë.

Vetë kryetari i AKR-së, Bexhet Pacolli, ka konfirmuar faktin se tashmë mocioni është gati dhe tha se është bindur që java e ardhshme do të shënojë edhe prezantimin e mocionit.

“Keqqeverisja është evidente, ajo është shkaktare e kësaj situate. Po të ishte një qeverisje e mirë, me njerëz të sinqertë, e përgjegjshme ndaj qytetarit dhe institucioneve, kjo qeveri do të vazhdonte edhe më tutje”, mësohet të jetë shprehur Pacolli. n.e/NOA

KOMENTE