English

Sfida e Mijëvjeçarit të SHBA: Shqipëria, më e suksesshmja ndër 16 vendet përfituese

Uashington, 27 tetor, NOA - Shqipëria ka rezultuar të jetë si vendi më i suksesshëm ndër 16 vendet përfituese nga projektet e Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC).

Një fakt të tillë e ka pohuar vetë Bruce Kay, drejtor i këtij organizmi të rëndësishëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë një takimi me ministrin e Inovacionit dhe Teknologjisë së Informacionit e Komunikimit, Genc Pollo. Ndërsa shefja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Hillari Klinton, në rolin e kryetares së bordit të MCC, e përgëzoi qeverinë shqiptare për suksesin.

Nga ana e tij, Kay i konfirmoi ministrit për se programi i Pragut i aplikuar në Shqipëri shihet si më i suksesshmi ndër programet që po zbatohen në 16 shtete përfituese.

Ai i përcolli ministrit Pollo edhe përshëndetjet për qeverinë shqiptare nga ana e Hillari Klinton, e cila kryeson Bordin Drejtues të Koorporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit, por edhe përgëzimet për zbatimin e suksesshëm të projekteve.

“Millennium Challenge Corporation ndihet krenar, - u shpreh Kay, - që projekti i Prokurimit Elektronik mori çmimin e Shërbimit Publik nga OKB-ja. Ky program përfundon në vitin 2011 dhe ka realizuar projekte si Qendra Kombëtare për Regjistrimin e Bizneseve, Qendra Kombëtare e Licencimit të Bizneseve, Prokurimi Elektronik, Tatimet Elektronike, Agjencia dhe Regjistri Kombëtar i Planifikimit, etj”, tha ai.

Duke pohuar më pas se i vetmi projekt që nuk është realizuar është ai i Gjykatave Administrative; për shkak të mosbashkëpunimit të opozitës në Kuvend projekti është ndërprerë duke pezulluar përfitimin e 16 milion USD.

n.e/NOA

KOMENTE