English

Topalli: Ambasada e re në Tiranë, do forconte raportet me Brazilin

Tiranë, 27 tetor, NOA – Në takimin me ambasadorin e Brazilit Ruda G.Seferin, kryetarja e Kuvendit theksoi se hapja e ambasadës në Tiranë do të inkurajojë forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, në të gjitha nivelet.

Kryetarja e Kuvendit, duke i uruar mirëseardhjen në Shqipëri ambasadorit brazilian, tha se Brazili është një vend i rëndësishëm dhe theksoi se marrëdhëniet duhet të konkretizohen në termat e reciprocitetit dypalësh.

Nga ana e tij, ambasadori I Brazilit u shpreh se ka një interes të veçantë të disa kompanive prestizgjoze të vendit të tij për investime në Shqipëri, kryesisht në fushën e industrisë.

Gjithashtu, ambasadori Seferin tha se hapja e ambasadës së Brazilit në Shqipëri, do të hapë një kapitull të ri bashkëpunimi mes dy parlamenteve, ku me këtë rast, pritet të ketë vizita të ndërsjella të parlamentarëve respektivë.

Në takim u fol dhe për pavarësinë e Kosovës, ku kryetarja e Kuvendit kërkoi mbështetjen e autoriteteve të Brazilit për njohjen e shtetit të Kosovës, si faktor kyç për stabilitetin dhe progresin evropian të rajonit.

n.e/NOA

KOMENTE