Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Universiteti i Tiranës, tani master dhe për Trashëgiminë Kulturore
English

Universiteti i Tiranës, tani master dhe për Trashëgiminë Kulturore

Tiranë, 28 tetor, NOA – Pranë fakultetit Histori-Filologji të Universitetit të Tiranës u hap sot dega e re e masterit në fushën e Menaxhimit të Resurseve Kulturore.

Gjatë ceremonisë së rastit, ministrit i Kulturës Ferdinand Xhaferaj përgëzoi në emër të MTKRS kurorëzimin me sukses të një iniciative tjetër të Fondit të Mijëvjeçarit që zbatohet nëpërmjet financimit të qeverisë së Mbretërisë së Spanjës për qeverinë shqiptare, për hapjen e studimeve të këtij lloj masteri.

Sipas tij, një nga synimet kryesore të programit MDGF është dhe edukimi universitar në fushën e trashëgimisë kulturore.

“Si një nga prioritetet gjithnjë e në rritje të MTKRS, fusha e trashëgimisë kulturore është tashmë në zhvillim edhe më të madh në funksion të turizmit kulturor në vend, ne kemi synim që të përmirësojmë aksesin në qendrat më të rëndësishme kulturore të vendit dhe në këtë kuadër, synojmë edhe trajnimin më të mirë të stafit tonë”, u shpreh ai.

Duke shtuar se “ky master 2-vjeçar që po fillon me mbështetjen e UNESCO por edhe të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, është plotësisht në përputhje me vizionin e qeverisë shqiptare, për krijimin e gjeneratave të specialistëve të formuar me bazat më të forta të njohurive të fushës së trashëgimisë dhe menaxhimit të saj”.

n.e/NOA

KOMENTE