English

Bota e skërfit mban zi për vdekjen e Andy Irons, tre herë kampionin e botës

Dallas, 4 nëntor NOA - Zi në botën e sërfit për vdekjen e Andy Irons, tre herë kampion i botës. Irons, 32 vjeçar nga Hawaii, u gjet i vdekur në një dhomë hoteli në Dallas. Kampioni kishte qenë për dy ditë në një spital në Miami dhe kjo si rrjedhojë e etheve tropikale që e kishin kapur, por më pas kishte insistuar që ta çonin në shtëpi për tu ekzaminuar nga mjeku i tij personal.

Irons gjatë rrugës së kthimit kishte ndaluar në hotel për tu pushuar ku u gjet dhe më pas. Andy Irons ka fituar kampionatin e sërfit tri herë, mes 2002 dhe 2004. Bruce, vëllai i tij është një talent i vërtetë në këtë fushë. Irons ka lënë gruan e tij, Lyndie, shtatzënë me fëmijën e tyre të parë.

r.b/NOA

KOMENTE