Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bamir Topi: Shqipëria, mediatore ndërmjet Perëndimit dhe botës islamike
English

Bamir Topi: Shqipëria, mediatore ndërmjet Perëndimit dhe botës islamike

Londër, 4 nëntor, NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi dha sot një intervistë për revistën prestigjioze “FIRST”, e cila ka një shtrirje të gjerë ndërkombëtare në fushën e politikës, ekonomisë, biznesit dhe marrëdhënieve e shkëmbimeve tregtare.

Ai ka pohuar se fjala “mediator” për Shqipërinë merr një ngjyrim mjaft pozitiv dhe mjaft domethënës, për një vend i cili ndodhet në një gadishull ku takohen kultura të njohura botërore, që duhen vlerësuar dhe respektuar, ndërsa ai p?7rmendet si musliman dhe aspiron drejt Perëndimit në të njëjtën kohë.

Shqipëria ishte ndërmjet pak vendeve në Evropë që regjistroi rritje ekonomike në 2009 dhe përsëri në 2010. Sa fort është goditur Shqipëria nga rënia globale financiare dhe si e keni menaxhuar ju ruajtjen e rritjes? Kriza financiare dhe ekonomike globale, e shtriu ndikimin e saj mbi Shqipërinë nga fundi i vitit 2009 dhe gjatë vitit 2010, duke e ulur nën mesataren e viteve të fundit përqindjen e rritjes ekonomike, duke kufizuar kreditimin e sektorit privat të ekonomisë. Përpjekjet janë përqendruar në ruajtjen e kërkesës së brendshme, rritjes së eksporteve dhe mbajtjes së inflacionit në kufirin e parashikuar nga Banka e Shqipërisë për periudhën afatmesme, shkurtimin e borxhit dhe shlyerjen e huave me interes të lartë. Sidoqoftë mbetemi të motivuar për një trajtim profesional të situatës ekonomike, që shpresojmë të njohë rritje të reja. Cila është përgjigja juaj për opozitën që vazhdon këtë verë të protestojë për zgjedhjet e vitit të kaluar? Gjithmonë duke respektuar kuadrin kushtetues, herë pas here, kryesisht në momentet më oportune i kam inkurajuar forcat politike për të forcuar dhe zgjeruar dialogun ndërmjet tyre, në përputhje me rekomandimet e BE – së dhe aleatëve tanë strategjikë, duke përfshirë këtu edhe përpjekjet e bëra për të arritur një zgjidhje në një tavolinë të përbashkët me dy forcat kryesore politike në debat. Ju lutemi diskutoni suksesin e Shqipërisë në privatizimin e industrisë. Shqipëria ka krijuar një ekonomi private shumë të suksesshme, me sektor privat që tani kontribuon rreth 80 për qind të PBB – së. Është qeveria e interesuar në partnershipin publik – privat? Tashmë Shqipëria, pothuajse, e ka përfunduar procesin e privatizimit, i cili ka nisur herët në vitet 1990 – të me privatizimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, privatizim i cili më pas i hapi rrugën bashkëpunimit me investimin e huaj italian, grek, turk, gjerman, etj. Në vitet 2000 privatizimi i industrisë përfshiu sektorët strategjikë të vendit si sektorin e telekomunikacionit dhe energjisë, duke i dhënë një pamje të re raportit ndërmjet sektorit privat dhe atij shtetëror që, sikundër e përmendet ju, siguron tashmë rreth 80 për qind të PBB (GDP). Përsa i përket partnershipit publik – privat, qeveria shqiptare ka qenë gjithmonë e interesuar dhe gjithçka në këtë aspekt është bërë publike në dokumentet e qeverisë, veçanërisht, në 'ëebsiten' e saj. Nuk mbetet gjë tjetër vetëm që të interesuarit të identifikojnë fushat e bashkëpunimit për të cilat ata kanë projekte për të investuar.

Sa është përmirësuar sektori bujqësor nga privatizimi? Përsa i përket sektorit bujqësor në Shqipëri, pavarësisht arritjeve të deritanishme, krahasuar me sektorin e industrisë dhe atë të shërbimeve, mund të themi se privatizimi i sektorit bujqësor ende nuk ka arritur të krijojë tregun e tokës në ato përmasa, që lejojnë intensifikimin e prodhimit bujqësor, kreditimin e agrobiznesit, agroindustrisë dhe agroturizmit që ato të ndikojnë në mënyrë domethënëse në rritjen ekonomike të vendit. Si President i Republikës, në veçanti, kam dhënë mesazhe të qarta përsa i përket trajtimit të çështjeve të pronës private në Shqipëri dhe të drejtave të saj mbi tokën, me qëllim që si investitorët vendas ashtu dhe ata të huaj të mos ndeshin pengesa në vënien në jetë të projekteve të tyre. Cilat fusha po kërkoni ju të tërhiqni investimin e huaj brenda vendit? Ka shumë fusha, por do të desha të tërheq vëmendjen e investitorëve potencialë në fushën e energjetikës, infrastrukturës, mineraleve, turizmit dhe produkteve bio. Mundësitë e investimit në Shqipëri janë të mëdha në qoftë se ai do të konsiderojë një treg rajonal me një hapësirë prej rreth 60 milion konsumatorë. Shqipëria ka ngritur një vend të vetëm (one stop shop) për investitorët. Ju lutemi diskutoni si funksionon ky dhe çfarë masash të tjera po merr Shqipëria për të lehtësuar investimin? Në fakt janë dy qendra “one stop shop”, e para, është Qendra Kombëtare e Regjistrimit ku çdo investitor mund të regjistrohet brenda një kufiri prej pak ditësh dhe Qendra Kombëtare e Licencimit, ku për fusha të caktuara me ligj, çdo investitor mund të pajiset për një periudhë të shkurtër kohe me licencën e duhur për të ushtruar veprimtarinë e tij. Për më shumë detaje duhen shfrytëzuar 'uebsitet' përkatëse. Ajo për të cilën do të desha të shtoj është përpjekja e të gjitha institucioneve për të zvogëluar dhe shmangur kostot e panevojshme administrative me qëllim për t’ia bërë më të lehtë operimin dhe më miqësor mjedisin investitorëve vendas dhe të huaj. Kjo është një fushë që meriton vëmendje dhe interes të posaçëm. Sa e suksesshme ka qenë politika e investimeve një Euro? (E gjithë toka publike ofrohet për investitorët për çmimin simbolik për një euro; bujqësia, turizmi, industria, çdo fushë e ekonomisë) Suksesi i një politike nuk matet me shifra, por me impaktet e saj në të ardhmen e afërt dhe atë largët. Në këtë kuptim do të preferoja të vija në dukje se interesi i investitorëve të huaj është në rritje, por mesa duket ndikimi i krizës financiare dhe ekonomike globale e ka shtyrë për momentin vënien në jetë të projekteve të tyre të investimit. Në fakt një prirje e tillë shihet kudo në botë. Me shërimin e ekonomisë botërore shpresoj se do të kemi një panoramë tjetër, më optimiste. Francezët vazhdojnë të ngulin këmbë se e ardhmja e BE–së nuk është zgjerimi i mëtejshëm. Cilët janë aleatët tuaj në BE? Pa dashur t’u referohem miqve tanë francezë dhe Francës, të cilët kanë dhënë një kontribut të vyer për demokratizimin dhe zhvillimin ekonomik të vendit, për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me BE – në, besoj se njëfarë ngurrimi që vihet re tani në lidhje me zgjerimin e mëtejshëm të BE – së, besoj se është rezultat i problemeve që ka shkaktuar kriza financiare dhe ekonomike globale dhe shërimi i ngadalshëm i ekonomisë së disa vendeve anëtare të BE – së nga pasojat e krizës. Personalisht, do të doja të vija në dukje kontributin e Qeverisë Franceze në lidhje me zgjerimin e periudhës kohore të qëndrimit të disa kategorive të caktuara të qytetarëve shqiptarë (deri në një vit) me hyrjen në fuqi të lëvizjes së lirë të tyre në zonën shengen. Mendoj se Shqipëria ka edhe mjaft aleatë të tjerë në BE.

Kroacia është tjetra në grup që t’i bashkohet BE – së në 2011. Është 2015 një datë realiste për Shqipërinë që të hyjë? Dihet se dëshira dhe realiteti nuk pajtohen kurrë përsa u takon afateve. Analizat e ekspertëve të ndryshëm japin data të ndryshme që nuk përkojnë me njëra – tjetrën. Periudha pas krizës financiare dhe ekonomike globale ka nxjerrë në dritë disa probleme të reja të globalizimit, ka nxjerrë në lojë aktorë rinj, gjë që më bën të besoj se do të ndikojnë në procesin e integrimit të Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Të paktën, duhet konsideruar fakti që BE ka shpallur prioritetin e saj për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor, sepse perspektiva europiane ka qenë dhe mbetet një nxitës shumë i rëndësishëm për stabilitetin politik dhe përparimin ekonomik të një rajoni që në të kaluarën jo fort të largët ka qenë një rajon problematik. A mendoni se NATO-ja po lëviz më shpejt se sa Bashkimi Europian kur vjen fjala për politikat e zgjerimit vis – a – vis të një vendi të ri si Shqipëria? Politikën e zgjerimit të NATO-s dhe BE-së, personalisht e shikoj në varësi të objektivave qartësisht të përcaktuara të secilit nga këto dy organizma dhe jo të ndërvarur. Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO sigurisht ndikon edhe në afrinë e vendit me integrimin evropian, pasi ky anëtarësim ishte rrjedhojë e përmbushjes së shumë reformave kyçe institucionale e politike, veçanërisht ushtarake, një pjesë e të cilave përbëjnë edhe reformat e kërkuara edhe nga BE-ja. Pra, anëtarësimi i Shqipërisë në NATO nuk mund të komentohet ndryshe veçse si një prelud për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, e cila, nga ana tjetër pret plotësimin e detyrimeve të tjera nga Shqipëria, veçanërisht ato ekonomike. Cili është roli i Rusisë në vendet e Ballkanit Perëndimor? A duhet të luajë Rusia një rol? Rusia tenton të jetë e pranishme në rajon kryesisht nëpërmjet riaktivizimit të lidhjeve tradicionale me vendet e ish – Jugosllavisë dhe dëshirës për të penetruar me projekte përgjithësisht energjitike. Roli i Rusisë në Ballkanin Perëndimor duhet të jetë i rëndësishëm sidomos përsa u përket përpjekjeve për të ndaluar zgjerimin e ndikimit të terrorizmit ndërkombëtar në rajon si dhe përsa i përket zhvillimit ekonomik të rajonit, veçanërisht, sektorit të energjisë. Rusia mund të luajë një rol të rëndësishëm në rajon përsa i përket rrjetit të furnizimit me gaz natyror, duke siguruar mundësi bashkëpunimi ekonomik reciprok në një rajon me potencial të konsiderueshëm ekonomik në këmbimet ekonomike. Rritja globale mund të përmirësojë mirëqenien materiale kur shoqëritë dhe kulturat globalizohen, se krijon kushte për të përmirësuar mirëqenien shoqërore. Si do ta vlerësonit ju ndikimin e krizës greke mbi Shqipërinë dhe Ballkanin në përgjithësi? Përsa i përket ndikimit të krizës greke mbi Shqipërinë, duhet thënë se ajo përfshin dy aspekte: e para, rënien e nivelit të remitancave të emigrantëve shqiptarë në Greqi dhe, e dyta, kufizimin e kreditimit të sektorit privat të ekonomisë shqiptare nga bankat greke që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Shqipëri, pavarësisht se nuk kanë qenë dhe nuk parashikohen të jenë të konsiderueshme, sipas parashikimeve të Bankës së Shqipërisë. Bankat greke në Shqipëri dhe në rajon kanë një peshë të konsiderueshme specifike të tregut bankar në rajon dhe, natyrisht, kjo do marrë në konsideratë nga të gjithë vendet e rajonit, sepse përveç kësaj Greqia është edhe një partner i rëndësishëm tregtar.

Fundi i korrupsionit është thelbësor si për aspiratat e vendit tuaj ashtu dhe për t’iu bashkuar BE – së dhe për të tërhequr investimin e huaj. Si po shkon lufta? Kohët e fundit opinioni publik në Shqipëri ka njohur një zhvillim të ri përsa i përket debatit politik ndërmjet pozitës dhe opozitës në lidhje me korrupsionin. Edhe pse raporti i fundit i “Transparency International Albania” bëri të ditur se Shqipëria u ngrit tetë vende më lart në luftën kundër korrupsionit, prapëseprapë niveli i perceptuar i korrupsionit është i lartë. Duke marrë në konsideratë të veçantë shkaqet dhe trashëgiminë e korrupsionit në Shqipëri, që prej fillimit në detyrën e Presidentit të Republikës kam dhënë mesazhe të qarta për luftën që i duhet bërë korrupsionit, veçanërisht, në fushën e institucioneve të drejtësisë. Të gjitha përpjekjet i kam drejtuar në thellimin e reformave në drejtësi dhe në përmirësimin e cilësisë së institucioneve të drejtësisë, me qëllim që politika t’i largojë duart nga vendim–marrja e institucioneve të drejtësisë. Natyrisht, një nivel perceptimi më i ulët i korrupsionit në institucionet e drejtësisë dhe zgjidhja e problemeve të pronësisë dhe të drejtave mbi atë zgjojnë interesin dhe vëmendjen e investimit të huaj. A e shikoni anëtarësinë tuaj në NATO që po ju çon më afër SHBA-ve ose Evropës? Shqipëria aspiroi të jetë anëtare e Aleancës duke pasur edhe mbështetjen e vendeve të BE-së, si dhe aspiron të integrohet në Bashkimin Evropian duke pasur mbështetjen dhe inkurajimin në vazhdimësi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nga ana tjetër, BE-ja dhe SHBA-të janë partnerë shumë të ngushtë sot në marrëdhëniet ndërkombëtare. Anëtarësimin e vendit tim në Aleancë e shikoj si kurorëzimin e njërës prej këtyre dy aspiratave kombëtare dhe një pune të madhe me përkrahjen maksimale të miqve, e jo si një drejtim të kushtëzuar apo të kufizuar. Kombi juaj është në mënyrë parësore musliman, a mendoni se ju duhet të luani një rol si një mediator ndërmjet Perëndimit dhe botës islamike? Personalisht, përsa i përket cilësimit të një kombi në lidhje me përkatësinë e tij fetare, kurrë nuk i jam referuar numrit të besimtarëve të një feje të caktuar nga të gjitha fetë që ushtrohen në Republikën e Shqipërisë, por harmonisë së përhershme fetare që e karakterizuar thellë në shekuj popullin shqiptar. Shqipëria, njihet mirë si një vend me një rol të rëndësishëm stabilizues në Ballkan dhe, në këtë kontekst, një rol të veçantë ka luajtur edhe bashkëjetesa në harmoni të plotë e besimeve kryesore në Shqipëri dhe më gjerë në kufijtë e saj. Një vlerë e tillë, në mënyrë të ligjshme, mirëpritet në BE, por edhe në botën islamike dhe, në këtë mënyrë, mendoj se fjala mediator merr një ngjyrim mjaft pozitiv dhe mjaft domethënës, për një vend i cili ndodhet në një gadishull ku takohen kultura të njohura botërore, që duhen vlerësuar dhe respektuar.

NOA

KOMENTE