Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PLUS i kërkon Qeverisë Shqiptare të përshpejtojë liberalizimin e shërbimit 3G
English

PLUS i kërkon Qeverisë Shqiptare të përshpejtojë liberalizimin e shërbimit 3G

Drejtori Ekzekutiv i PLUS Moni Buchnik deklaron se liberalizimi me çdo kusht i shërbimit 3G është e vetmja zgjidhje për krijimin e një tregu konkurrues ku konsumatorëve u ofrohen mundësi zgjedhjeje

Tiranë, 9 Nëntor 2010 NOA – Kompania e telefonisë së lëvizshme PLUS i kërkon Qeverisë Shqiptare të përshpejtojë procesin e liberalizimit të ofruesve të shërbimit 3G në tregun e telekomunikacionit shqiptar. Drejtori Ekzekutiv i PLUS Communication Sh.A. Moni Buchnik ka reaguar sot, në lidhje me shërbimin 3G në Shqipëri. Plus Communication Sha. ka ndjekur me vëmendje procedurat e tenderit për dhënien e Autorizimit Individual për shërbimin 3G në Shqipëri, - tha z. Buchnik.

"Si Plus ne mbështesim plotësisht iniciativën e qeverisë për fillimin e procesit të ofrimit të shërbimit 3G në Shqipëri, - vijoi z. Buchnik, - por siç jemi shprehur edhe me parë, ka vetëm një mënyrë për t’u ofruar konsumatorëve shqiptare shërbime dhe çmime të përballueshme: dhënia e licencave 3G të gjithë operatorëve të telefonisë celulare që operojnë në treg".

Kjo, - vijoi ai, - do të përkthehej menjëherë në krijimin e një tregu konkurrent në dobi të konsumatorëve (si për cilësi shërbimi ashtu edhe për nivel çmimesh).

Gjithashtu z. Buchnik veçoi dhe plotësimin e objektivave të qeverisë për një rritje të aksesit të konsumatorëve në shërbimet me bandë të gjerë brenda një kohe të shkurtër. Kurse kërkoi dhe përputhshmëri me standardin Europian për licencimin e shumëfishtë të operatorëve dhe aksesin në treg.

Më tej, z. Buchnik tha se teknologjia 3G sjell një ndryshim të madh në ofrimin e shërbimeve të internetit me bandë të gjerë dhe favorizon përdorimin e zgjeruar të internetit. Më tej, ai vlerësoi se “liberalizimi i shërbimit 3G do të plotësonte në mënyrë më të zgjeruar nevojat në rritje të konsumatorëve për internet të shpejtë, do të diversifikonte gamën e produkteve si dhe do të sillte investime më të shumta dhe më të shpejta në vend”.

Për këto arsye, PLUS i kërkon qeverisë liberalizimin sa më të shpejtë dhe me çdo kusht të shërbimit 3G pa barriera hyrëse. Ne mendojmë se liberalizimi i shërbimit 3G do t’i shërbente përhapjes më të shpejtë të shërbimit 3G në mbarë vendin, do të shmangte situatën monopol duke rritur konkurrencën. Këto elementë do të sillnin shërbime dhe çmime më të mira, të shpejta dhe konkurruese për qytetarët.

“PLUS duke qenë operatori celular më i ri në treg ka tashmë gati rrjetin e mbulimit, sistemin e tarifimit si dhe të gjitha platformat të konfiguruara për të ofruar në të ardhmen shërbimet 3G për klientët e tij”, - përfundoi z. Buchnik.

e.r/NOA

KOMENTE