Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: I kam bërë lëshime opozitës, por s’mund të shkel Kushtetutën
English

Berisha: I kam bërë lëshime opozitës, por s’mund të shkel Kushtetutën

Bruksel, 16 nëntor, NOA/ Irma Toptani – Duke e nisur me një urim për të gjithë për Kurban Bajramin për të gjithë besimtarët muslimanë shqiptarë, kryeministri Sali Berisha në konferencën e përbashkët për shtyp me titull “Ballkani në zemër të Europës” e iniciuar nga Partia Popullore Europiane, deklaroi nga Brukseli se ashtu sikundër Shqipëria është vendi unik në botë që frymëzon çdo ditë e promovon si rrallëkush harmoninë ndërfetare, se sfidat e integrimit për Ballkanin Perëndimor janë sfidat e arritjeve dhe reformave të merituara.

Kryeministri Berisha duke u fokusuar në situatën politike në Shqipëri dhe mosarritjen e kompromisit politik me opozitën, i falenderoi eurodeputetët e PPE-ve, duke theksuar se “Dua t’ju falenderoj për të gjitha përpjekjet që keni bërë për të zgjidhur problemet e krijuara për shkak të pretendimeve të opozitës dhe siç e dini unë kam bërë gjithçka për t’ua përmbushur, por pa shkelur në Kushtetutë”.

“Kam bërë shumë lëshime, tha kryeministri, por kam hasur një situatë sipas tij të pakuptimtë dhe kundërshtuese.

Kryeministri berisha deklaroi sakaq se në zgjedhjet e kaluara nuk pati asnjë manipulim të rezultatit, gjë që sipas tij u konkludua edhe nga OSBE-ODHIR-i.

“Gjithësesi, pavarësisht pretendimit të socialistëve që kundërshtuan zgjedhjet unë nuk jam hakmarrës, kam bërë lëshime, e për to ju jeni dëshmitarë”, tha kryeministri.

“Ju duhet të jeni të sigurt që kur shqiptarët të shkojnë për të votuar në zgjedhjet e ardhshme të majit qeveria, do të bëjë të pamundurën që ata të votojnë si të gjithë qytetarët e Europës”, premtoi kryeministri, duke garantuar se e kundërta e këtij premtimi do të ishte gabim i madh për qeverisjen e tij.

“Ballkani perëndimor është një rajon antik, por që po ndërton ide të reja për Europën, ndaj edhe kombi im sheh tek procesi i integrimit një proces që dikush duhet ta meritojë përmes arritjeve dhe reformave”, tha kryeministri.

Ai nënvizoi se “vendet e BE-së kanë treguar solidaritet me vendin tim, por nga ana tjetër ka qenë një situatë e pamundur pasi diktatura na ka mbajtur të izoluar dhe peng të së ardhmes, por ne kemi arritur në një moment të rëndësishëm ku funksionion ligji, ekonomia e tregut, dhe është kjo ekonomi një nga ato që ia doli të kalojë përtej krizës ekonomike”, theksoi kreu i qeverisë nga Brukseli.

Kryeministri Berisha po merr pjesë në konferencën “Ballkani në zemër të Europës”, e iniciuar nga Partia Popullore Europiane (PPE), me pjesëmarrjen e personaliteteve nga vende të rajonit, anëtarë të Parlamentit Europian dhe komisionerit për Zgjerimin në Komisionin Europian, Stefan Fule.

Në këtë event kushtuar rajonit të Ballkanit është e pranishme edhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Në konferencë merrnin pjesë edhe kryetari i grupit parlamentar të PPE-së në Parlamentin Europian, Joseph Daul; ministri i Jashtëm dhe Integrimit Europian të Kroacisë, Gordan Jandrokoviç.

KOMENTE