Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha shkon në Estoni, takime me drejtues të shtetit ish-Sovjetik
English

Berisha shkon në Estoni, takime me drejtues të shtetit ish-Sovjetik

Estoni, 16 Nëntor 2010 NOA - Presidentja e Fondacionit Kulturor “Nënë Tereza”, Liri Berisha, ndodhet në kryeqytetin e Estonisë, Tallinn për një vizitë me ftese te Kryetarit te Grupit Parlamentar Estoni-Shqiperi, Rain Rosimannus. Vizita kishte per qellim hapjen e ekspozitës kushtuar jetës dhe veprës te humanitares shqiptare, Nënë Tereza.

Ekspozita u hap ne nje nga ambjentet me prestigjoze te Parlamentit te Estonise, ku morën pjese Kryetarja e Parlamentit, Ene Ergma, Zv. Kryetarja e Parlamentit, Keit Pentus, perfaqesues te grupeve parlamentare, deputete, ambasadore, perfaqesues te institucioneve dhe komuniteteve fetare ne Estoni si dhe miq e te ftuar.

Ceremonine e hapi Kryetarja e Parlamentit Estonez, Ene Ergma e cila gjate fjales se saj falenderoi Zj. Berisha per hapjen e ekspozites ne Estoni dhe si theksoi nder te tjera se: Nene Tereza eshte nje figure e shquar e cila i perket jo vetem Shqiperise por mbare botes.

Zj. Berisha gjate fjales se saj falenderoi perfaqesuesit e Parlamentit Estonez per mbeshtetjen e tyre ne hapjen e kesaj ekspozite, si dhe te gjithe te pranishmit ne ekspozite, duke shprehur qe Nene Tereza perfaqeson dhe mbart vlerat me te mira humane dhe njerezore te kombit shqiptar dhe kjo na bën të ndjehemi krenarë për origjinën e saj shqiptare.

Gjithashtu pershendeten ekspoziten dhe Kryetari te Grupit Parlamentar Estoni-Shqiperi si dhe Z. Philippe Jourdan, perfaqesues i larte i Kishes Katolike ne Estoni.

Gjate vizites ne Estoni, Zj. Berisha, pati takim me Kryetaren e Parlamentit, e cila u impresionua nga kultura e pasur e kombit shqiptar pjese e se cilës është Nene Tereza dhe familja e saj.

Zv. Kryetarja e Parlamentit shtroi nje dreke ne ambientet e Parlamentit, ku ishin te pranishem perfaqesues te te gjithe spektrit politik, ku nder te tjera u bisedua per zhvillime te perbashketa ndermjet dy vendeve. Gjithashtu Zv. Kryetarja e Parlamentit pergezoi Zj. Berisha per ritmet e shpejta te zhvillimit ekonomik dhe atij te turizmit.

Me pas, Zj. Berisha u prit dhe nga Drejtoresha e Pergjithshme e Politikave per Europen ne Ministrine e Puneve te Jashtme, e cila shprehu kenaqesine dhe uroi per liberalizimin e vizave.

Gjithashtu, gjate vizites ne Estoni, Zj. Berisha, vizitoi dhe Spitalin e Femijeve te Estonise ku u njoh nga afer me sherbimet e ofruara ne te gjithe pavionet e ketij spitali.

e.v/NOA

KOMENTE