Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Doris Pack: Opozita po krijon vështirësi për qeverinë, kjo është e turpshme
English

Doris Pack: Opozita po krijon vështirësi për qeverinë, kjo është e turpshme

Bruksel, 16 nëntor, NOA/ Eglantina Nasi - Situata aktuale politike në Shqipëri paraqitet e vështirë, opozita nuk shkon në parlament dhe kur shkon, nuk voton ligjet. Ndërkaq, ajo bën edhe demonstrata duke krijuar vështirësi për qeverinë e kjo është e turpshme.

Një fakt të tillë, europarlamentarja Doris Pack e ka theksuar gjatë konferencës që po mbahet në Bruksel me temën “Ballkani në zemër të Europës”, iniciuar nga Partitë Popullore Evropiane, ku është i pranishëm edhe kryeministri Sali Berisha.

Më tej, Doris Pack ka përmendur edhe lajmin e liberalizimit të vizave për Shqipërinë, duke e cilësuar atë si mjaft pozitiv për vendin tonë.

“Javë që shkoi, u publikua lajmi i mirë për heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjë-Hercegovinën, e jam shumë e lumtur që Shqipëria ia doli pas kësaj kohe të gjatë ta fitojë një gjë të tillë. Shpresoj që edhe për Kosovën të nisë ky proces”, mësohet të ketë thënë ndër të tjera Doris Pack.

Duke përfunduar se situata që po krijon opozita në Shqipëri është e turpshme, ndërsa qeveria po punon mirë, ndaj duhet që sipas saj, të dyja palët të ulen në tryezë.

“Për mendimin tim njëra palë ka më shumë faj”, tha ajo në fund, duke iu referuar opozitës shqiptare.

n.e/NOA

KOMENTE