Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gallup: Kriza ekonomike po godet në Ballkan
English

Gallup: Kriza ekonomike po godet në Ballkan

Londër, 16 Nëntor, NOA – Kriza ekonomike globale po i godet rëndë banorët e rajonin të Ballkanit Perëndimor dhe ky është njëri nga faktorët që po ndikon negativisht dhe në besimin e tyre tek institucionet.

Ky është një nga përfundimet e sondazhit të përvitshëm të realizuar nga Gallupi, një firmë konsulencash e specializuar në kryerjen e sondazheve, në bashkëpunim me Fondin Evropian për Ballkanin- një iniciativë e fondacioneve evropiane që mbështet iniciativat të cilat synojnë afrimin e rajonit në Bashkimin Evropian.

Sondazhi, i cili njihet si Monitori ballkanik, synon të ndjekë fenomenet dominante në 7 vendet aspirante për anëtarësim në bllok.

Për edicionin e tij të dytë u intervistuan nga një mijë vetë në secilin vend për një sëri çështjesh: që nga gjendja ekonomike, tek korrupsioni, besimi në institucione, deri tek dëshira për të migruar.

Z Andrzej Pyrkal, cila ishte gjetja më e papritur e sondazhit.

Ne u befasuam që situata ekonomike nuk është përmirësuar pas një viti të vështirë në 2009-ën. Kjo do të thotë se situata materiale e njerëzve nuk është në gjendje më të mirë.

Përshembull në Serbi, rreth 70 përqind e të intervistuarve thanë se kanë vështirësi në përballimin e jetës së përditshme...Dhe në Kosovë ne vumë re një gjë interesante. Tradicionalisht, që kur ne nisëm t'i bënim këto sondazhe, kosovarët kanë qenë më optimistët në rajon, më të kënaqur me situatën e tyre materiale. Tani, në 2010-ën, nuk mund të thuhet e njëjta gjë. Banorët ankohen për situatën e vështirë ekonomike.

Pse ka ndodhur kjo?

Them se ka të bëjë me situatën ekonomike në një perspektivë më të gjerë në Evropë, sepse shqiptarët, nga Kosova, Shqipëria dhe shqiptarët në Maqedoni janë tradicionalisht grupi që ka më shumë pjesëtarë që migrojnë për arsye ekonomike.

Shumë analistë kanë vënë re se emigrantët nuk kanë qenë në gjendje të dërgojnë remitanca në të njëjtin nivel si më parë. Ky fakt demonstrohet shumë qartë në Kosovë.

Një nga pyetjet që bëmë ne për sondazh ishte nëse të intervistuarit kihsin marrë para nga ajshtë dhe përqindja e tyre që kishin marrë dërgesa në para ose në mall ka rënë nga 26 përqind, në 15 përqind brenda vetëm një viti.

Po fenomeni që ka shënuar përparimin më të dukshëm brenda vitit sipas jush?

Nuk e di nëse është rezultat i fushatave anti-kurrupsion apo politikave të qeverisë, por duket se njerëzit janë shumë më pak të detyruar të paguajnë rryshfete për të kryer punë. Ky është zhvillim shumë mbresëlënës brenda një viti të vetëm.

Po të marrim psh rastin e Maqedonisë, në 2009-ën, i pyetëm njerëzit para intervistës, a ju është dashur të jepni rryshfet për të kryer punë dhe 20 përqind e të intervistuarve thanë po- kjo është një e pesta e popullsisë, shifër e lartë kjo. Këtë vit kjo shifër u ul në 13 përqind.

Sondazhi ka arritur në përfundimin se besimi në institucione në mbarë Ballkanin perëndimor është mjaft i ulët...

Nuk i shohim atë zhvillimi që i presin të gjithë- që njerëzit të fillojnë të besojnë tek institucionet. Kanë kaluar 15 vjet që nga konfliktet e mëdha në Ballkan dhe vednet janë në rrugën drejt integrimit evropian dhe pritet që demokracitë të bëhen më të qëndrueshme, më të shëndetshme dhe që njerëzit të nisin të kenë besim tek to. Por kjo nuk po ndodh.

Në shumicën e vendeve të Ballkanit Perëndimor shihet se besimi i popullit tek qeveritë e tyre, tek sistemi i drejtësisë, po bie. Maqedonia është një rast shumë domethënës. Përqindja e besimit ndaj institucioneve në vend, si qeveria, institucionet fetare, media dhe sistemi i drejtësisë,si në mesin e shqiptarëve të Maqedonisë dhe në mesin e maqedonasve sllavë, po bie shumë shpejt.

Pse mendoni ju?

Unë vetëm mund të spekuloj për arsyet, mendoj se ka të bëjë me situatën shumë të vështirë materiale...Të papunët në Maqedoni kanë shumë pak shpresa se situata e tyre do të përmirësohet.

Të flasim tani pak për korrupsionin. Sipas sondazhit tuaj 90 përqind e Kosovarëve besojnë se autoritetet dhe bizneset janë të korruptuara...

Tradicionalisht kjo përqindje është shumë e lartë në gjithë Ballkanin perëndimor. Ne bëjmë një pyetje shumë të përgjithshme: a mendoni se korrupsioni është i përhapur? Dhe pastaj pyesim si për botën e biznesit, ashtu dhe për qeveritë. Numri i atyre që thonë se qeveria është e korruptuar është shumë I madh. Në Shqipëri, që ka një nga përqindjet më të vogla, është 69 përqind dhe në Kosovë, Kroaci e Bosnjë Hercegovinë është mbi 85 përqind.

Në sondazhet tuaja ju hulumtoni dhe çështje të migracionit. Në këtë sondazh të fundit, ju keni arritur në përfundimin se "shumica e njerëzve që dëshirojnë të migrojnë" janë në Shqipëri- 42 përqind- ndërkohë që vetëm një e pesta e të intervistuarve në Bosnjë mendojnë të njëjtën gjë. A mendoni ju se kjo do të përbëjë problem tani që banorët e këtyre vendeve do të munden të udhëtojnë në vendet e Shengenit pas njoftimit për liberalizimin e vizave?

Parashikimi im do të ishte se nuk duhej të prisnim një rritje gjigande të numrit të migrantëve. Por nga ana tjetër, ne e bëmë këtë pyetje në Shqipëri dhe në Bosnjë-Hercegovinë: Çfarë prisni të ndodhë pas fillimit të regjimit të udhëtimit pa viza.

Në Shqipëri, 39 përqind e të intervistuarve thanë se emigracioni do të rritet ndjeshëm, kështu që brenda vendit, njerëzit besojnë se kjo do të çojë në rritej të ndjeshme të migracionit.

BBC

KOMENTE