Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hapësirë, zbulohet vrima e zezë
English

Hapësirë, zbulohet vrima e zezë

SHBA, 16 nëntor NOA - Vrima e zezë më e re është gjithnjë e më afër dhe është zbuluar nga teleskopët e NASA-s, “Chandra”.

Sipas ekspertëve të Agjencisë amerikane Hapësinore, vrima e zezë do të jetë vetëm 30 vjeç. Bëhet fjalë për një rezultat të jashtëzakonshëm, sepse është hera e parë që evolucioni i një objekti të tillë është vënë re që nga fillimi i tij. Zbulimi ka konfirmuar hipotezën se vrimat e zeza janë krijuar nga shpërthimet e supervalëve. Lajmi është përhapur me një entuziazëm të madh nga NASA gjatë një konference për shtyp.

"Nëse interpretimi ynë është i saktë, ky është shembulli më i mirë në të cilin është vëzhguar lindja e një vrimë të zezë”, - tha koordinatori i hulumtimit, Daniel Patnaude. Sipas ekspertëve, zbulimi i kësaj "vrime të zezë", do tu lejojë shkencëtarëve që të kuptojnë më lehtë shkaqet e shpërthimeve të yjeve dhe numrin e mbetjeve të tyre në galaktikë. Objekti qiellor u vëzhgua rreth 50 milionë vite drite nga Toka në hapësirën e Virgjëreshës falë teleskopit Chandra X-ray.

r.b/NOA

KOMENTE