Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Jessica Simpson shumë shpejt do të martohet
English

Jessica Simpson shumë shpejt do të martohet

SHBA, 16 nëntor NOA - Zyrtarisht e fejuar në pritje të martesës. Eric Johnson, 31 vjeç dhe yll i NFL, i ka kërkuar dorën Jessica Simpson, e cila I ka thënë menjëherë po. Së bashku për vetëm gjashtë muaj dhe tashmë vetëm disa hapa larg altarit.

“Po, unë jam i lumtur për të konfirmuar se ata janë të përkushtuar”, - tha përfaqësuesi i aktores 30 vjeçare. Jessica, në qiellin e shtatë ka treguar unazën e saj me diamante ditën e djeshme, gjatë një fushate fotografike në Kansas, duke promovuar linjën e saj të modës. Kohët e fundit ishin të shumtë zërat që flisnim për një martesë mes tyre. Dëshira e çiftit më në fund u bë realitet. Johnson, për më tepër, pas vetëm tre muajsh me Simpson, ka paraqitur kërkesën për divorc duke i dhënë lamtumirën ish-gruas së tij, stilistes Keri Johnson.

r.b/NOA

KOMENTE