Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kinë, Bum shitjesh të Intelligender, testit që tregon seksin e bebes së palindur
English

Kinë, Bum shitjesh të Intelligender, testit që tregon seksin e bebes së palindur

Kinë, 17 Tetor, NOA- Të mësosh seksin e fëmijës që pret, duke përdorur një test të thjeshtë. Bëhet fjalë për Intelligender, testin që përcakton seksin e bebes në barkun e nënës. Ekspertët, në fakt, kanë alarmuar njerëzit për pasigurinë e tij dhe faktin që ai nuk jep asnjë siguri shkencore.

E gjithë kjo, duket se nuk i ka penguar blerësit kinezë, të cilët në masë janë vërshuar drejt faqes ku shitet produkti i ri (www.intelligender.com) për ta blerë atë me një çmim prej 780 juan, rreth 80 euro. Testi Intelligender përbëhet nga një reagent që mund të përdoret nga femrat pas gjashtë javësh shtatzënë. Shtuar në urinë, solucioni ndryshon ngjyrën pas rreth dhjetë minutash. Nëse kthehet në të gjelbër fëmija është mashkull, e nëse merr ngjyrë portokalli është vajzë.

Produkti i ri është duke shkaktuar konfuzion dhe polemika, pasi ai paraqet një lloj shkeljeje të ligjit kinez, i cili nuk i lejon prindërit e ardhshëm të dinë paraprakisht (kjo për të shmangur format më të përhapura të abortit selektiv) seksin e fëmijës së palindur. Për këtë, analiza ose ekografia që mund të japin informacion mbi këtë, në fakt, lejohen vetëm për arsye shëndetësore dhe duhet të jetë e autorizuar. Në çdo rast, administrata shtetërore e Shangait për ushqimin dhe barnat mjekësore ka thënë se nuk do të lëshojë ndonjë autorizim për produktin e ri.

Në Web ka shumë komente kontradiktore mbi besueshmërinë e Intelligender, ndërsa kompania prodhuese, thotë se nuk ka asnjë formë kompensimi për blerësit të cilët do të merrnin rezultate të gabuara. Në paketimin e produktit është shprehur qartë se testi ka një diferencë të gabimit prej 10%.

a.e./NOA

KOMENTE