Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lidhja e Gazetarëve të Jugut: Dënojmë rrahjen e gazetarit Pirro Nase
English

Lidhja e Gazetarëve të Jugut: Dënojmë rrahjen e gazetarit Pirro Nase

Gjirokastër, 16 nëntor, NOA - Lidhja e Gazetarëve të Jugut ka dënuar me forcë dhunën ndaj gazetarit dhe kryetarit të Unionit të Gazetarëve të Gjirokastrës, Piro Nase, si dhe të gjithë rasteve të tjera të pahetuara dhe të pandëshkuara të dhunës së rrugës ndaj njerëzve të medias në këtë qytet.

Lidhja e Gazetarëve të Jugut pasi u njoh me ngjarjen e pazakontë të ndodhur në qendër të qytetit të Gjirokastrës mbrëmjen e datës 14.11.2010, kur persona të panjohur dhe të paidentifikuar ende nga policia, kanë rrahur dhe kanë ushtruar dhunë fizike ndaj gazetarit Piro Nase, dënon me forcë këtë akt kriminal dhe primitiv.

“I bëjmë thirrje policisë dhe prokurorisë që të hetojnë seriozisht këtë krim ndaj fjalës së lirë duke hequr dorë nga praktikat e deritanishme të këtyre organeve të ligjit në Gjirokastër që i mbyllin dosje e hetimin për rrahjet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve duke u vënë hapur në mbrojtje të krimit dhe të kriminelëve”, thuhet në këtë deklaratë.

Duke shtuar se episodi i radhës i rrahjes së njerëzve të medias në këtë qytet, që ndodhi mbrëmjen e së shtunës, ditën e diel më 14 nëntor 2010 në afërsi të banesës së kolegut tonë në lagjen Pazari i Vjetër, episod që ne e konsiderojmë si një goditje të dyfishtë për komunitetin e gazetarëve në Gjirokastër, pasi nuk është goditur thjesht një gazetar, por në këtë rast njëkohësisht është goditur kryetari i Unionit të Gazetarëve të Rajonit të Gjirokastës, pozicion të cilin mban Piro Nase.

“Dhuna ndaj kolegut Piro Nase është një rast i përsëritur ndaj gazetarëve dhe korrespondentëve në Gjirokastër, por deri tani nuk ka patur asnjë person të hetuar dhe të dënuar megjithëse denoncimet dhe provat i janë paraqitur të plota dhe në kohë e duhur këtyre organeve”, citon deklarata.

Duke përfunduar se “Lidhja e Gazetarëve të Jugut vë re me shqetësim se në Gjirokastër është prezent fenomeni i një bashkëpunim kriminal midis organeve të ligjit, për të mos bërë hetime dhe gjykime ligjore kur është fjala për të hetuar dhe për të çuar deri në fund krimet e njerëzve të rrugës ndaj njerëzve të medias.

n.e/NOA

KOMENTE