Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Maqedoni, mbi 62% nuk ndërrojnë emrin e vendit për NATO dhe BE
English

Maqedoni, mbi 62% nuk ndërrojnë emrin e vendit për NATO dhe BE

Shkup, 16 nëntor, NOA – Në Maqedoni shumica e qytetarëve nuk pranojnë ndryshimin e emrit nëpërmjet një referendumi me qëllim të anëtarësimit në NATO dhe Bashkimin Evropain.

Në anketën e realizuar nga “Instituti për Hulumtime Politike” në Shkup, 62.6 për qind e qytetarëve nuk pranojnë ndryshimin e emrit për anëtarësimin e vendit në NATO dhe Bashkimit Evropian. Ndërsa 30.7 përqind pranojnë ndryshimin e emrit.

Në rast se çështja e emrit nuk do të ishte parakusht për anëtarësim në NATO dhe BE, këtë do ta përkrahnin 79,8 për qind të anketuarve.

Anketa përfshin edhe rejtingun e partive politike, me ç`rast partia në pushtet VMRO-DPMNE vazhdon të gëzojë mbështetje të madhe. Sipas anketës, në rast se nesër do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare, 23 për qind janë deklaruar për VMRO-DPMNE, 11,5 për qind për LSDM opozitare, 6,5 për qind për BDI, 2,9 për PDSH-në dhe 1,4 për qind për Demokracinë e Re. Nga anketa, 28 për qind e qytetarëve nuk do të dalin në zgjedhje, ndërsa 25 për qind janë të papërcaktuar për asnjë parti politike.

Lidhur me besimin ndaj politikanëve, kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE gëzon mbështetjen më të madhe prej 23, 5 për qind, lideri socialdemokrat Branko Cërvenkovski 9,2 për qind, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti 6,8 për qind, Menduh Thaçi rreth 3,4 për qind dhe Imer Selmani 2,3 për qind.

Anketa është realizuar me thirrje telefonike ku janë anketuar 1.111 qytetarë nga 12 deri më 15 nëntor.

NOA-INA

KOMENTE