Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta: Në festa, njerëzit bashkohen
English

Meta: Në festa, njerëzit bashkohen

Tiranë, 16 Nëntor, NOA – “Në festa të tilla si kjo e sotmja, të gjithë shqiptarët të bashkohen sepse e bëjnë shoqërinë tonë më njerëzore dhe përkon me harmoni që edhe ne politikanë kemi nevojë”.

Kështu është shprehur sot zëvendëskryeministri dhe njëherësh, ministri i Ekonomisë Ilir Meta, ndërsa ka dalë nga selia e Komunitetit mysliman ku ka qenë atje për një vizitë urimi me rastin e festës së madhe të Kurban Bajramit.

Ndërkaq, duke i uruar besimtarët myslimanë për këtë festë, ai theksoi se ajo përkon edhe me një moment të shkëlqyer për të gjithë shqiptarët, si ai heqjes së vizave.

“Uroj sa më shumë harmoni dhe dashuri. Kjo është një festë e madhe se vjen në një moment të shkëlqyer për të gjithë shqiptarët pasi shkalla e lirisë dhe dinjitetit është më e lartë”, theksoi në përshëndetjen e tij Meta, pa dashur të flasë më tej mbi zhvillimet politike të ditës.

n.e/NOA

KOMENTE