Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PPE, Daul: Bashkëpunoni, rrezikohet e ardhmja e Shqipërisë në BE
English

PPE, Daul: Bashkëpunoni, rrezikohet e ardhmja e Shqipërisë në BE

Bruksel, 16 nëntor, NOA/ Irma Toptani – Kryetari i Partive Popullore Europiane, Joseph Daul deklaroi sot nga Brukseli në konferencën e përbashkët me lajtmotiv “Ballkani në zemër të Europës deklaroi se pas dhënies së opinionit negativ për statusin e vendit kandidat duhet që si mazhoranca edhe opozita të marrin përsipër përgjegjësitë dhe të zgjidhin krizën politike.

Kreu i PPE-ve, Daul, theksoi në këtë konferencë të përbashkët ku mori pjesë edhe kryeministri Berisha, se ai është kundër veprimeve të opozitës, sa i përket bojkotimit të votimit të reformave në parlament.

Daul bëri thirrje që forcat politike në Shqipëri të bashkëpunojnë, pasi rrezikohet sikundër tha ai, e ardhmja e Shqipërisë në BE.

Shefi i Partive Popullore Europiane, Joseph Daul vlerësoi vendimin për liberalizimin e vizave duke theksuar se ky vendim i vlen të gjithë qytetarëve shqipatarë, por më së shumti studentëve të cilët duan të studiojnë jashtë Shqipërisë, të cilët tashmë do të lëvizin të lirë në Europë.

Daul kërkoi gjithashtu që në Shqipëri ka vend edhe për përmirësimin e lirisë së shtypit.

Konferenca “Ballkani në zemër të Europës”, që po mbahet në Bruksel është iniciuar nga Partia Popullore Europiane (PPE), me pjesëmarrjen e personaliteteve nga vende të rajonit, anëtarë të Parlamentit Europian dhe komisionerit për Zgjerimin në Komisionin Europian, Stefan Fule.

Gjatë kësaj konference të përbashkët për shtyp nuk mori pjesë kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski, ndërkohë që ishte i pranishëm edhe ministri i Jashtëm dhe i Integrimit Europian të Kroacisë, Gordan Jandrokoviç.

mit/NOA

{youtube}vNJb3oT8iUU{/youtube}

KOMENTE