Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rritet konkurrenca mes kompanive, Luthansa hyn në Aeroportin e Prishtinës
English

Rritet konkurrenca mes kompanive, Luthansa hyn në Aeroportin e Prishtinës

Prishtinë, 16 nëntor, NOA – Në krahasim me sezonin e një viti më parë, këtë fund viti autoritetet zyrtare të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” parashikojnë një konkurrencë të fortë në dobi të udhëtarëve, e cila do të reflektohet automatikisht në uljen e çmimit të biletave.

Sipas të dhënave paraprake nga aplikimet për fluturime në ANP, tregu i fluturimeve pritet të rritet me rreth 30 përqind në vitin 2011.

Konkurrenca e kompanive ajrore pritet të rritet për tregun gjerman dhe italian të fluturimeve ku është koncentruar pjesa më e madhe e shqiptarëve të Kosovës, një treg që sikundër thonë autoritetet e ANP-së, ende nuk është shfrytëzuar sa duhet.

Risitë më të mëdha të cilat veçohen për sezonin veror të vitit e ardhshëm, që fillon ne fund të muajit mars, e përbëjnë hyrja për herë të parë në treg e kompanisë ajrore më të madhe gjermane dhe europiane “Lufthansa”, me 4 fluturime të rregullta nga qyteti i Dyseldorfit dhe fluturimet e kompanisë sllovene “Adria Airvays”, që pritet të startojnë me 5 fluturime në ditë për qytete të ndryshme gjermane.

Gjithashtu rritje të numrit të fluturimeve pritet të bëjë dhe gjiganti tjetër British Airëays, 6 fluturime në javë direkte me Londrën, Easy Jet me të paktën 5 fluturime në javë rregullisht dhe 7 në kohë të sezonit të lartë, si dhe Malev që pritet të dyfishojë fluturimet nga 7 në 14 fluturime gjatë javës etj.

“Jemi shumë të kënaqur me interesimin e kompanive ajrore të reja për të filluar fluturimet si dhe rritjen e numrit të frekuencave nga ana e kompanive të cilat tashmë janë prezente në ANP. Ky dhe ka qenë qëllimi ynë, që përmes ofrimit të kushteve të mira dhe shtimit të atraktivitetit për kompanitë, t’i sjellim ato në Prishtinë, të krijojmë një konkurencë të drejtë, që pa dyshim, do të çojë tek ulja e çmimeve të biletave për udhëtarët. Një treg i lirë dhe një konkurrencë e drejtë automatikisht përkthehet në bileta më të lira për udhëtarët”, theksoi drejtori Menaxhues i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Agron Mustafa.

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës këtë vit pritet të ketë mbi 1.3 milion udhëtarë, çka paraqet shifrën më të lartë të udhëtarëve, që kanë qarkulluar ndonjëherë nëpër këtë kompani, por sipas Drejtorit Mustafa, edhe pa liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, ekzistojnë mundësitë reale që numri i udhëtarëve në një kohë të shpejtë të rritet edhe për të paktën 200 deri në 300 mijë udhëtarë.

Mustafa tha se “Kemi në dispozicion një studim që tregon qartë se nga rreth 400 mijë qytetarët të Kosovës që jetojnë në Gjermani, prej tyre udhëtojnë më pak se 300 mijë me aeroplan. Ndërkohë që me Zvicrën është e kundërta. Prej rreth 200 mijë kosovarëve që vlerësohet që jetojnë atje, janë mbi 350 mijë udhëtarë në vit nga ky shtet. Në këtë segment konsiderojmë që tregu i Gjermanisë do të sillte edhe më shumë udhëtarë nëse tregu vazhdon të liberalizohet edhe më shumë dhe çmimet e biletave të lirohen tutje”, sqaroi Mustafa.

Sipas tij konkurencë të fortë pritet të ketë dhe për tregun Italian.

Ai bëri me dije se “Belleair Europe” do të ketë 6 fluturime në javë nga Italia (Ancona, Verona, Bergamo, Venecia) për në Kosovë dhe anasjelltas, ndërsa Eagles Airlines”, nga dhjetori nis me 6 fluturime në jave nga Italia (Venecia, Bergamo dhe Roma) për në Kosovë dhe anasjelltas.

Nga mesi i Dhjetorit Belleair Europe planifikon të nisë 10 fluturime në javë edhe për destinacione të tjera, si për në Gjermani dhe Belgjikë.

mit/NOA
KOMENTE