Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
SHBA, zbulohet lidhja duhan-krim
English

SHBA, zbulohet lidhja duhan-krim

SHBA, 17 nëntor NOA - Pirja e më shumë se 20 cigareve në ditë kur jeni shtatzënë rrit me 30% mundësinë që fëmija të jetë një kriminel. Ky është rezultati i një kërkimi në kartelat mjekësore të 4 mijë të rriturve amerikanë mes moshës 33 dhe 40 vjeçare.

Kërkimi i “Harvard Schhol and Pubblic Health”, është botuar në Gazetën, Epidemiologjia Shëndetësore e Komunitetit. Sipas raporteve nga ana e studiuesve, lidhja ndërmjet tymosjes së cigares për të pasur një fëmijë kriminel përcaktohej nga eliminimi i të gjithë faktorëve të tjerë të mjedisit të tilla si çrregullime mendore, probleme familjare dhe varfëri. Kjo nuk është e gjitha.

Në studime të tjera tek kafshët është vënë re se nikotina ndryshon zhvillimin e trurit, veçanërisht në lidhje me receptorët neurotrametitor. Një fenomen që, sipas ekspertëve, mund të ketë një ndikim të madh në trendet e krimit të palindur.

r.b/NOA

KOMENTE