English

Shembet një pallat në Indi, 63 të vdekur

Indi, 17 nëntor NOA - Një ndërtesë u shemb në qarkun lindor të Nju Delhi, në Indi, duke vrarë të paktën 63 njerëz, ndërsa të plagosurit janë rreth shtatëdhjetë. Disa ekspertë kanë raportuar se në bazën e ndërtesës, ishte një sasi e madhe të ujit, e cila i ka bërë të lehtë themelet. Pallati, i ndërtuar rreth 25 vjet më parë, u rrëzua duke zënë shumicën e banorëve të saj gjatë drekës.

Ekipet e shpëtimit, në veprim 30 minuta pas aksidentit, filluan të gërmonin përmes përdorimit të mjeteve shumë mekanike. Duke komentuar mbi këtë incident, kreu i qeverisë në Nju Delhi, Sheila Dikshit, ka folur për një tragjedi të paparë për të gjithë qytetin. Sipas televizioneve, shkaku i shembjes ishte puna për ngritjen e një kati të shtatë, i cili filloi disa kohë më parë në kuadrin e një leje të dhënë.

r.b/NOA

KOMENTE