Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Studimi: Të flasësh për problemet, të bën keq
English

Studimi: Të flasësh për problemet, të bën keq

Oklahoma, 16 nëntor, NOA - Diskutimet mbi problemet e jetës, sidomos ato mes miqsh, mund të shkaktojnë probleme të ndryshme shpirtërore si stres, ankth ose depresion.

Sipas një studimi të ri, kortizoli, një hormon stresi i njohur, do të ketë disa vështirësi për të punuar si duhet kur gratë e kanë zakon të jetojnë së bashku me bashkëmoshatarët e tjera.

Kjo do të ndodhë për shkak se në realitet, kur gratë janë duke jetuar me mikeshat kanë tendencën për të folur tepër për problemet e tyre, duke u përqendruar shumë mbi to.

Një bisedë mund të bëhet shumë e mirëpritur, por mund të bëhet e dëmshme nëse ajo vazhdon, paralajmërojnë ekspertët. "Duke u ndalur në ndjenjat negative, është gjë e keqe për shëndetin tuaj fizik dhe shëndetin psikologjik", tha psikologu Jennifer Byrd, nga Oklahoma State University.

Për të kuptuar se çfarë ndodh me njerëzit që kanë një tendencë të sillen në këtë mënyrë, gjatë studimit janë rekrutuar 44 mikesha femra në kolegj, mbi të cilat është hartuar një test për të ashtuquajturat zgjidhje të problemeve.

Ky studim ishte në gjendje të vlerësonte vetëm efektet afat-shkurtër nga këto sjellje miqësore, dhe do të kërkohen studime të mëtejshme për të vlerësuar ato afat-gjata.

n.e/NOA

KOMENTE