Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vajza e verbër dhe myslimane përdor një kalë për ta udhëzuar rrugës për në shkollë
English

Vajza e verbër dhe myslimane përdor një kalë për ta udhëzuar rrugës për në shkollë

SHBA, 16 Tetor, NOA- Mona Ramouni është një vajzë myslimane në Dearborn, Miçigan, e lindur e verbër. Ajo përdor prej disa muajsh një kalë për ta udhëhequr në rrugët e qytetit që të shkojë në shkollën ku studion.

Sipas prindërve të Monas, qeni është një kafshë “e papastër” dhe kështu që vajza e tyre nuk mund të përdorë një kafshë të tillë si një udhëzues për të verbërit. Kjo është arsyeja pse ata blenë Cali, një kalë i vogël 76 cm i lartë që e ndihmon atë të orientohet me trafikun e qytetit, këmbësorët, natyrisht që e udhëzon çdo ditë rrugës për në shkollë.

"Është një kalë i bukur. Ajo që unë dëshiroj me të vërtetë është që me ndihmën reciproke që ne i japim njeri-tjetrit, si ai mua dhe unë atij, ne jemi në gjendje të shkojmë në vende ku nuk mund të shkojmë vetëm. Para ardhjes së tij, kam menduar shpesh se jeta ime ishte e tretur dhe unë kurrë nuk do të bëja asgjë. Por, me ardhjen e Cali, unë kam gjetur besimin në vetvete", thotë Mona

Ramouni, 28-vjeçare, studion psikologji në universitet dhe është duke punuar për rregullimin dhe korrigjimin e teksteve të shkruara për të verbëtit. Sipas shoqatës që rekomandon kuajt për të udhëzuar të verbrit, Mona është personi i pestë në Amerikë që përdor këtë shërbim.

a.e./NOA

KOMENTE