Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Xhamia e re, Olldashi: Rama i gënjeu besimtarët në ditët e Kurban Bajramit
English

Xhamia e re, Olldashi: Rama i gënjeu besimtarët në ditët e Kurban Bajramit

Tiranë, 16 nëntor, NOA / Irma Toptani - Ndërtimi i xhamisë së re është një gënjeshtër e përsëritur e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama.

Një gënjeshtër të përsëritur, e ka cilësuar sot ministri i Punëve Publike, Sokol Olldashi, premtimin e bërë një ditë më parë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama për ndërtimin e një xhamie të re në tokën pas Pallatit të Kulturës.

Në prononcimin e tij për mediat, ministri Olldashi theksoi se Kryetari i bashkisë së Tiranës, e ka bërë këtë premtim edhe tre vite më parë kur fitoi mandatin e tretë për të qeverisur kryeqytetin në vitin 2007.

“Në fakt për këdo që ka një eksperiencë mbi katër vjeçare në shtyp, mund t’i kujtohet fare mirë që ky është një premtim që kryetari i bashkisë e ka bërë edhe katër vjet më parë, ekzaktësisht në vitin 2007, dhe ekzaktësisht përpara fushatës së zgjedhjeve vendore. Pra nuk është një premtim i ri i zotit Rama, por është përsëritje ciklike e një premtimi të bërë prej vitesh, dhe i pambajtur”, bëri me dije ministri Olldashi.

Për ta argumentuar ministri i Punëve Publike u ka paraqitur konkretisht mediave atë ç’farë parashikon Plani Francez i qendrës së Tiranës në zonën mbrapa Pallatit të Kulturës.

“Nëqoftëse e shikoni, mbrapa Pallatit të Kulturës janë të parashikuara dy kulla nga 84 kate, (ne te vertete jane dy kulla 84 metra te larta, Shen i NOA), - të cilat pavarësisht lartësisë, për cilindo njeri normal, nuk ngjajnë me minare, ngjajnë me kulla, dhe ngjitur me to, në zonën ku ka qenë disko Albania, që edhe kjo u lakua si zona e mundshme potenciale e ndërtimit të xhamisë, ka një qendër tregtare”, argumentoi Olldashi.

Duke iu referuar dokumenteve të planit francez, ministri theksoi se “në planin e miratuar në KRRTRSH, zona e sheshit Skënderbej, zona pas pallatit ekzistues të Kulturës, dhe zona e disko Albanias si dhe ajo e lulishtes pas Pallatit të Kulturës sipas legjendës së planit francez për qendrën e Tiranës parashikon aktivitete tregtare dhe private".

"Pra për këdo është e qartë që kemi të bëjmë me aktivitete tregtare dhe private, aktivitet privat është kulla 84 katëshe, aktivitet tregtar është godina 18.8 m e lartë, dhe është në anësore të kullës, dhe me sa di unë, xhamia nuk është as aktivitet privat as aktivitet tregtar", vërejti Olldashi.

Ai risolli në vëmendje se "nese i referohemi projektplanit i përgjithshëm rregullues, që zoti Rama ka depozituar në KRRTRSH, por, që nuk është miratuar ende, shihet se në gjithë zonën gri, nuk ka zonë të caktuar për xhami, sepse i është referuar planit të qendrës, që bashkia e ka paraqitur për miratim pranë KRRTRSH-së, një maket i eksopzuar te galeria e arteve".

"Është krejt e qartë që z. Rama ka gënjyer, ka gënjyer sikurse i gënjeu besimtarët mysliman katër vjet më parë. Në të gjithë librat e shenjtë gënjeshtra është e dënueshme », deklaroi ministri i Transportit.

Ai tha se gënjeshtra dënohet edhe në librin e shënjtë të kristianëve, në urdhëresën e tetë.

Për këtë rast meqë flitet për ndërtimin e një xhamie të re, ai risolli në vëmendje se gënjeshtra dënohet edhe më fort në Kuranin e shenjtë.

Olldashi i kujtoi Ramës se « meqenëse jemi në ditë Bajrami, dhe ai i gënjeu myslimanët në ditë Bajrami, në Suren 51 të Kuranit, thuhet: Qofshin mallkuar gënjeshtarët’’ », duke shpresuar që të gjithë besimtarët myslimanë, të cilët ai i gënjeu në ditë të shenjtë, ta mbajnë mend këtë gjë.

KOMENTE