Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Formalizmi i ekonomisë informale
English

Formalizmi i ekonomisë informale

Taksapaguesit tanë nuk janë aq naivë qe te mos kuptojnë se kjo skeme nuk vjen nga strategjia juaj si te formalizoni ekonominë, këtë strategji ju keni vite qe e prezantoni dhe asnjë herë më parë nuk kishit premtuar t’i dhuronit biznesit kasa fiskale

Nga Arben Malaj

Ne kemi mbështetur formalizmin e ekonomisë informale por konstatohet se ai ka ecur shume ngadale.

Me kete ligj qe paraqisni sot, është hera e pare ne historinë e financave publike qe nje qeveri, pasi akuzohet për korrupsion, pasi u kërkohet te lehtësojë tregun e kasave me cmimet reale, pasi ndjenë se protestat publike u rriten sepse biznesi i vogël vërtetoi se çmimi i kasave ishte shume më i larte se realiteti, pasi protestat mbërritën ne derën e qeverise, duke ndjerë rrezikun reale te përshkallëzimit te protestës publike, ne vend te zgjidhë problemin, pa asnje ndjenje përgjegjësi ndaj taksapaguesve shqiptare, duke filluar nga punonjësit e thjeshtë qe paguajnë 10% tatim mbi te ardhurat e tyre personale, nga puna e tyre, jo nga fitimet e tyre, blen indirekt 2. 3 miliard leke kasa nga kompanitë private me fonde publike.

Me këtë ligj qeveria po merr 2. 3 miliard leke nga taksa paguesit dhe po paguan indirekt kompanite qe kane shitur kasat.

2. 3 miliardë leke, te taksa paguesve shqiptare përdor kjo qeveri e trembur nga akuzat per korrupsion, per te ndalur protestat antikorrupsion.

Taksapaguesit tanë nuk janë aq naivë qe te mos kuptojnë se kjo skeme nuk vjen nga strategjia juaj si te formalizoni ekonominë, këtë strategji ju keni vite qe e prezantoni dhe asnjë herë më parë nuk kishit premtuar t’i dhuronit biznesit kasa fiskale.

Ky veprim abuzive per te ndalur akuzat per korrupsion duke i paguar ju kasat, por duke mos ndihmuar sado pak tregun te funksionojë me çmime te arsyeshme, nuk është ndalje e korrupsionit por është niveli me i larte i korruptimit te nje qeverie, është kapje e shtetit.

Kapja e shtetit nuk është një gjë e pa kuptueshme, ne thelbin e saj është shume e thjështë dhe e qarte është influencimi i qeverise ne hartimin e politikave te saj ekonomike dhe fiskale nga interesat e kompanive te korruptive.

Edhe rritja here pas here e kritereve teknike te kasave te thjeshta fiskale, nuk është gje tjeter por nje kosto shtese per biznesin per shkak te korrupsionit shtese qe ju perfitoni sa here qe ndryshoni kriteret teknike, duke e bere me pak konkurrues tregun, dhe duke rritur presionet dhe mundësitë për përfitime abuzive.

Raportimin on-line ne kohe reale te te dhenave fiskale ju nuk e keni arritur dot per njesite buxhetore, per te cilat jane harxhuar miliona dollare asistence teknike dhe investime publike, dhe i impononi teknologjite me te mira bashkekohore biznesve te vogla te vendit tuaj, te cilat jo thjështë nga klasifikimi i ketij biznesi, perfaqesojne nje biznes mbijetese familjare.

Ky ligj ka brenda jo vetëm korrupsionin ekonomik por edhe ate politike. Ju me 2. 3 miliard leke synoni ndaljen e cdo reagimi public kunder korrupsionit tuaj. Njëkohësisht ju po tentoni te përfitoni edhe politikisht.

Nga ky ligj ju mendoni se rreth 52. 000 biznese do t’ju jene mirenjohes sepse po u falni 40. 000 leke, kur ne fakt secili prej tyre e ka te qarte, qe kjo shume 2. 3 miliard leke nuk vjen nga ndonje burim specifik te ardhurash ne buxhet por nga xhepat e tyre.

Nga tatimi i pagave te familjareve te tyre, nga tatimi konsumit te familjeve te tyre, nga ulja e shpenzimeve per arsimin e femijeve te tyre, nga ulja e shpenzimeve per shendetesin.

Përkeqësimi i arsimimit dhe shërbimit shëndetësore te familjeve te tyre, është pasoja me rende dhe me e drejtpërdrejte e këtyre familjeve. Ne kete rast ka vlere shprehja popullore me nje dore ua japin dhe me dy duar ua marrin.

Korrupsioni juaj politike duket qarte edhe ne elementin tjeter negative te ketij ligji. Ju i hiqni pushtetit vendore nje burime te drejtperdrejte, ju nuk ja kompensoni drejtpërdrejte kete burim, deklaroni se do ti kompensoni nepermjet granteve konkurruese.

Gjithe mandati juaj politike është orientuar nga politika fiskale qe kane reduktuar burimet e drejtpërdrejta financiare te pushtetit vendore dhe kushtëzimin gjithnje e me shume te politikave te tyre te shpenzimeve nga bujaria juaj bazuar mbi preferenca te qarta partiake.

Nuk ka si te shpejegohet ndryshe qe ne vitin 2010 ne raport me vitin 2005, pushteti vendore mbledh me pak rreth 30 % te ardhura ne raport me PBB, nga 1. 5% ne vitin 2005 ne 1.1 ne vitin 2011.

Pra vetem nga renie e te ardhurave nga reduktimi me ligj i burimeve te tyre fiskale, buxheti i tyre është sot rreth 6 miliard leke me pak.

Kjo renie e burimeve te drejtpërdrejta te te ardhurave te bashkive dhe komunave nuk është thjështë per bashkite qe drejtohen nga socialistet dhe as thjështë per ato qe drejtohen nga përfaqësues te maxhorances suaj, por gati nga te gjitha prej tyre.

Pra nuk kane dështuar disa bashki apo komuna per te mbledhur taksat, por kane me pak burime te drejtpërdrejta financiare gati te gjitha komunat dhe bashkite e vendit.

Reduktimi i burimeve te drejtperdreja te njesive te pushtetit vendore, ka cenuar plotesimin e fuksioneve jetike per te cilat ata mandatohen me vote te drejtpedrejte nga votuesit e tyre.

Sa me pak burime te drejtpërdrejta aq me pak shpenzime per komunitetet e tyre, aq me shume varesi nga qeveria qendore.

Te iniciosh politika fiskale qe përkeqësojnë autonominë financiare te pushtetit vendore pikerisht ne prag te zgjedhjeve vendore, kjo është akoma me e rende per efektet negative qe krijon ne ambjentin politike dhe ne zgjedhjet e ardhshme.

Ja pse kur diskutojmë per kete ligj nuk diskutojmë thjështë per shifra, por diskutojmë për krizen ne funksionimin demokratike te vendit tone, ku cenimi i autonomisë se pushtetit vendore dhe reduktimi i burimeve te tyre fiskale, i shndërron keto zgjedhje nga perzgjedhje adminstratore vendore, ne ballafaqime te mbingarkuara partiake.

Ja pse zgjedhjet vendore dominohen nga fushata e kryeministrit dhe ministrave dhe jo nga kandidatet per kryetare komune e bashkie.

Jo vetëm ky ligj nuk duhet miratuar, por duhet thelluar reforma qe rritin autoritetin dhe efikasitetin e njësive vendore.

KOMENTE