Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Thaçi: S’kemi nevojë për ndërmjetës me Beogradin
English

Thaçi: S’kemi nevojë për ndërmjetës me Beogradin

Prishtinë, 6 dhjetor, NOA – Kosova është shtet i pavarur dhe nuk ka nevojë që dikush të jetë ndërmjetësues në bisedimet me Serbinë.

Kështu ka reaguar kryeministri kosovar në detyrë, Hashim Thaçi, gjatë një konference për mediat, lidhur me caktimin e shefit të UNMIK-ut, Lamberto Zannier, si ndërmjetësi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës.
Sipas Thaçit, Kosova me Serbinë do të bisedojë vetëm si një shtet i pavarura dhe për interesat e qytetarëve të të dyja vendeve.

Bisedimet e parashikuara mes Prishtinës dhe Beogradit, pritet që të kenë si ndërmjetës të tyre, shefin aktual të UNMIK-ut, Lamberto Zannier, i caktuar në këtë detyrë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Mësohet se ky vendim është marrë pas një komunikimi të vazhdueshëm për çështjen e Kosovës, mes Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon dhe kryediplomates së Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

n.e/NOA

KOMENTE