Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rikthehet frika e gripit të derrit, MSH: Vaksinohuni sa më parë, virusi qarkullon në rajon
English

Rikthehet frika e gripit të derrit, MSH: Vaksinohuni sa më parë, virusi qarkullon në rajon

Tiranë, 22 dhjetor, NOA – Bashkë me viruset e gripit stinor në Ballkan rikthehet frika për përhapjen e virusit të gripit të derrit, AH1N1. Këtë deklaratë e ka bërë sot drejtoria e politikave shëndetsore pranë Ministrisë së Shëndetësisë, e cila deklaroi se Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vërejtur se në rajonin e ballkanit krahas viruseve të gripit stinor ka nisur të qarkulloje dhe virusi i gripit AH1N1.

Sipas ekspertëve të shëndetësisë është kjo arsyeja që OBSH i ka bërë thirrje të gjitha vendeve të rajonit të Ballkanit, por edhe më gjerë që të rrisin gatishmërinë e Sistemit Alert për të monitoruar dhe për të marrë masat e nevojshme për parandalimin e infeksionit të njëkohshëm të të tre viruseve qarkullues të gripit, por edhe për të zvogëluar dëmin kur ata mbivendosen.

Sipas ekspertëve përvoja e njohur e kalimit të sezonit në hemisferën jugore ka dëshmuar se qarkullimi i njëkohshem i viruseve të gripit stinor dhe atij AH1N1 dhe sidomos mbivendosja e tyre në grupet e popullsisë me risk të lartë shpesh ka qenë fatale.

Ministria e Shëndetësisë e ka argumentuar këtë me rastin e evidentuar të një personi të sëmurë me virusin AH1N1 në Kosovë, duke bërë thirrje që t’i paraprijnë në kohë një epidemie të mundshme dhe marrjen e masave për të ulur riskun grupmoshat më të rrezikuara dhe të sëmurët kronikë me sëmundje kardiovaskulare dhe me diabet, tek fëmijet deri në moshën 15 vjeç si dhe të moshuarit e gratë shtatzëna.

MSH i ka bërë thirrje qytetarëve sidomos grupet e riskut të bëjnë sa më parë të jetë e mundur vaksinën antigrip, ndërkohë që siguron ka sasi të mjaftueshme vaksinash për gripin stinor, që të mbron edhe nga gripi AH1N1.

Madje autoritetet udhëzojnë të gjithë punonjësit e shëndetësisë që janë edhe në kontakt me të infektuarit të vaksinohen.

Krahas vaksinimit specialistët këshillojnë qytetarët të rrisin nivelin e kushteve higjenosanitare dhe të pijnë sa më shumë lëngje e proteina.

mit/NOA

KOMENTE