English

Ndalohen dy shtetas në portin e Durrësit me të dënuar për vepra penale

Durrës, 31 dhjetor, NOA-Në portin e Durrësit ditën e djeshme janë kryer dy arrestime gjatë përpunimit të shtetasve në hyrje bënë të mundur evidentimin e kapjen e dy personave në kërkim.

Këto arrestime u kryen nga shërbimet e Policisë Kufitare të Komisariatit të Policisë së Portit Durres.

Juxhina Mustafaraj, 23 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila udhëtonte nga Italia drejt Portit të Durrësit, është e ndaluar e parë e cila ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit të Fierit, kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest ne burg” për veprën penale të kallëzimit të rreme të kryer në bashkëpunim.

Personi i dytë ishte shtetasja Irena Saj, 22 vjeçe, lindur dhe banuese në Zagan Poloni, përkohësisht e vendosur në Peruxhia, Itali, me kombësi e shtetësi polake, e dënuar në Itali ne vitin 2009 për vjedhje banesash dhe automjetesh.

Arrestim i saj u krye në portin e Durrësit, në momentin që kishte mbërritur nga Italia me një nga tragetet e linjës Bari-Durrës dhe gjatë verifikimeve të kryera në bazën e të dhënave rezultoi person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti polak, për veprën penale të falsifikimit të dokumentave.

a.y/NOA
KOMENTE