Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fishekzjarrët, shashkat e kapsollat shkaktojnë disa të plagosur
English

Fishekzjarrët, shashkat e kapsollat shkaktojnë disa të plagosur

Tiranë, 1 Janar 2011 NOA – Mesnata duke hyrë Viti i Ri 2011 dhe minutat më pas, ishin ato që patën dhe fluksin më të madh të shpërthimit të shashkave dhe kapsollave dhe hedhjes së fishekzjarrëve në Tiranë dhe në rrethe.

Por përpos fishekzjarrëve që hidhen në ajër të cilët sivjet ishin shumë më të pakët nga vitet e kaluara, me shumicë ishin sërish shashkat e kapsollat.

Këto të fundit, duke qenë se janë shumë të lirë në treg, pasivisht blihen nga adoleshentët, duke shkaktuar kaos dhe frikë mes kalimtarëve.

Kështu ndodhi edhe në minutat e para të vitit të ri. Kalimtarët u përballën me pasiguri në ecje për shkak të plasjes masive të kapsollave.

Por nuk ishte vetëm ky problemi i këtyre lëndëve plasëse në miniaturë sepse vetëm në Spitalin Ushtarak të Tiranës kanë mbërritur të paktën 20 vetë të lënduar në shkallë të ndryshme nga plasja e shashkave dhe kapsollave.

Mjekët në këtë spital pohuan se gjysma e të lënduarve janë fëmijë.

Mjekët siguruan se nuk paraqitet rrezik jete për asnjë nga të lënduarit.

Por konstatohet se nga shpërthimi i shashkave dhe kapsollave ata kanë marrë plagë dhe djegie në fytyrë, duar dhe pjesë të tjera të trupit.

e.r/NOA

KOMENTE