Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parashikimet e bëra për Vitin 2010, mashtrime plot dështim
English

Parashikimet e bëra për Vitin 2010, mashtrime plot dështim

Tiranë, 1 Janar 2011 NOA / Rid Bulku – Viti që kaloi ishte i mbushur që në fillim të tij me parashikime nga më të ndryshmet, kryesisht për emrat e njohur të botës.

Arritën deri aty sa të paralajmëronin se gjatë vitit 2010 presidenti amerikan Barak Obama do të vritej në një atentat.

Por në të vërtetë Obamës asgjë e tillë nuk i ndodhi përjashtuar faktit që u “vra” pak në fytyrë duke luajtur basketboll teksa hëngri një grusht kazual dhe iu ça paksa buza.

Vizionet parashikuese ishin edhe për atë që njihet si numri një i të kërkuarve nëpër botë, Osama Bin Laden.

Në vitin që u mbyll u tha se do të arrestohej duke e fshirë këtë njeri jo vetëm nga kreu i Al Kaidës por edhe nga harta e terrorizmit botëror.

Po në vitin 2010 u trumbetua nga disa gjithëfarësoj parashikuesish që gjetën vend të zgjeruar në mbarë mediat botërore, se kryeministri italian Silvio Berluskoni nuk do ta kishte të gjatë në krye të qeverisë.

Në botën e VIP-ave të tjerë, parashikimet tipike fallxhore ishin edhe se Me 2010 do të ishte një vit i zi për çiftin e famshëm hollivudian, Brad Pitt dhe Angelina Jolie.

Shumë thanë që ata do të ndaheshin dhe e shprehën këtë me siguri, por të dy janë më të dashuruar se kurrë dhe vazhdojnë të jetojnë bashkë dhe të adoptojnë fëmijë.

Për vitin që sapo nisi, nuk ka ende ndonjë deklaratë të tillë të bujshme. Sidomos nga ata që “u hapën” duke siguruar se kjo e ajo do t’i ndodhte filanit apo fistekut.

Ca gjëra as i kemi në dorë dhe as i parashohim dot dhe ndoshta kështu është më mirë, ndaj më mirë t’ia lëmë kohës.

r.b/e.r/NOA

KOMENTE