English

Vritet një palestinez në Bregun Perëndimor

Palestinë, 2 janar 2011 - Vritet një palestinez në Bregun Perëndimor. Zyrtarët izraelitë dhe palestinezë thanë se një i ri palestinez është vrarë sot në një postbllok në Bregun Perëndimor.

Gjysmëhëna e Kuqe palestineze tha se Mohamed Daragme, i cili ishte në të njëzetat, u qëllua për vdekje në verilindje të qytetit Nablus, në veri të Jeruslalemit.

Nga radio Free Europe raportohet se viktima i kishte sulmuar trupat izraelite. Një zëdhënës i ushtrisë izraelite i konfirmoi raportet palestineze se ai nuk ka qenë i armatosur, dhe shtoi se incidenti po hetohet.

KOMENTE