Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
E merr kartolinën e Vitit të Ri... 40 vjet pas dërgimit
English

E merr kartolinën e Vitit të Ri... 40 vjet pas dërgimit

Mülheim, 3 Janar 2011 NOA/ Ervin Tirana – Kur kartolina që ju shihni në foto, u nis nga Hong Kongu për në Mulheim të Gjermanisë, vendi aziatik ishte një koloni angleze.

Këto ditë që kartolina mbërriti në destinacionin e duhur, Hong Kongu i është rikthyer Kinës kurse pritësi i kartolinës së urimit ka ikur nga kjo botë.

Kështu ka ndodhur me kartolinën që e ka marrë 71-vjeçarja Renate Hoppmann që ju shihni në foto teksa kundron dërgesën e nisur plot 40 vjet më parë.

Renate tregon se në fakt kartolina e nisur nga Hong Kongu drejt Gjermanisë nuk i përkiste asaj por të afërmit, Heiner Hoppmann.

“Kur është postuar kjo kartolinë, Hong Kongu ishte nën sundimin anglez. Ndërsa personi të cilit i është adresuar kartolina, Heinerit, ai ka vdekur para dhjetë vjetësh”, u shpreh Renate duke parë gjithë çudi urimin e dërguar para katër dekadash.

Në fakt postieri e dorëzoi këtë kartolinë pa e menduar gjatë se ajo ishte nisur plot 40 vjet më parë, por të themi të drejtën, nëse postat funksionojnë me të tilla ritme, do të ishte më e udhës që në vend të tyre të merrej me këtë punë ndonjë breshkë, se do t;ia dilte më shpejt...

e.t/NOA

KOMENTE