Lajmet e datës 3 Janar 2011
- Arnold Schwarzenegger i rikthehet kinemasë Kalifornia, 4 janar NOA - Ka përfunduar aventura e guvernatorit për Arnold Schwarzenegger, i cili në moshën 63-vjeçare e ka lënë këtë post për ta kembyer me demokratin Jerry Brown.
- Lady Gaga njofton lançimin e albumit të saj të ri SHBA, 4 janar NOA - Lady Gaga ka zgjedhur ditën e Vitit të Ri për të shpallur titullin dhe datën e lançimit të albumit të saj të ri, “Born this way”.
- Martesa origjinale në stilin Avatar Kinë, 4 Janar, NOA- Është një rajon në Kinën jugore i quajtur Lingyuan Wu ku ndodhet një park i mrekullueshëm dhe besohet se James Cameron e ka marrë frymëzim nga këtu për të realizuar malin lundrues të Pandorës në filmin Avatar.
- Qiell spektakolar sot në botë, eklipsi dhe në Shqipëri Itali, 4 janar NOA - Sytë në qiell, në orët e para të mëngjesit në ditën e sotme më 4 janar. Sepse disa zona në Evropën Perëndimore do të mund të shohin eklipsin e pjesshëm diellor më 4 janar- që do të jetë i pari për vitin 2011.
- 101 vjeçari kërkon nuse, i përgjigjet një 82 vjeçare Malajzi, 4 Janar, NOA- “Jam 101 vjeç dhe kërkoj grua". Ky është njoftimi që kishte publikuar Ahmad Isa në një revistë malazeze. Njoftimit të tij i është përgjigjur Sanah Ahmedi, një 82 vjeçare, e cila kishte humbur burrin e saj 30 vjet më parë dhe është nëna e nëntë fëmijëve.
- Harrohet në ngricë, ndahet nga jeta një grua me aftësi të kufizuara Suedi, 4 janar NOA - Tragjedi në Vitin e Ri në Suedi. Një 65-vjeçare, me probleme psikologjike, ka vdekur e ngrirë dhe kjo pasi u harrua në një kështjellë në fund të festës për të përshëndetur vitin e ri.
- Nga Franca aristokratike vijnë për herë të parë prezervativët luksozë Paris, 4 Janar, NOA- Ideja e krijimit të profilaktikëve luksoze ka ardhur nga në një grup aristokratikësh pranë Princit Charles Emmanuel Bourbon Parma dhe Kontit Gil të Bizemont.
- Sëmundje e rrallë prek qentë e Mbretëreshës së Anglisë, 6 prej tyre kanë ngordhur Angli, 4 janar NOA - Një fillim i keq viti për Elizabetën, Mbretëreshën e Anglisë. Një sëmundje e çuditshme është duke prekur qentë e shumtë dhe aq të dashur të saj.
- Itali, fëmija-nënë lind në moshën 13 vjeçe Bari, 4 Janar, NOA- Një vajzë 13 vjeçare lindi një vajzë në spitalin"Miulli” të Acquaviva delle Fonti (Bari, Itali), pas një marrëdhënie që ajo kishte me një 16 vjeçar, shok shkolle.
- Dashuria nuk njeh moshë, 101 vjeçari gjen një grua 82-vjeçe Malajzi, 4 janar NOA - “Jam 101 vjeç dhe po kërkoj grua”. Është njoftimi i Ahmad Isa, që është publikuar në një revistë në Malajzi. Tashmë mund të themi se nga fjalët po kalohet në fakte.
- Nëna e djalit, Ronaldos: “Do ti kthej mbrapsht paratë, dua djalin tonë” Londër, 4 Janar, NOA- Pavarësisht nga marrëveshja prej 10 milion sterlinash nënshkruar në lindjen e fëmijës, nëna natyrale e djalit të Cristiano Ronaldos kërkon që ti kthehet përsëri fëmija.
- Tronditet toka sërish në Kili nga dy tërmete të njëpasnjëshme Kili, 3 janar NOA - Një tërmet me magnitudë 7,2 ka goditur pjesën qendrore të Kilit. Lajmi është njoftuar nga Shërbimet Gjeologjike të SHBA-së (USGS).
- Parashikimi i motit nga NOA dhe MeteoAlb: Nesër shi, ulen temperaturat Tiranë, 3 Janar 2011 NOA - Mengjesi i nesërm parashihet të dominohet nga moti i kthjellet ne bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa zonat malore do te jene me kthjellime dhe vranësira kalimtare.
- Tenis në ujë, një sfidë e këndshme mes Nadal dhe Federer Doha, 4 janar NOA - Vitin e kaluar ata kanë luajtur tenis në një qilim fluturues të lënë pezull në një vakuum. Këtë vit, për të përuruar sezonin e tenisit në turneun në Doha, Rafael Nadal dhe Roger Federer, përkatësisht numri 1 dhe 2 në tenisin botëror, kanë luajtur në një fushë të ngritur
- Katastrofat natyrore, 295 jetë ikën më 2010 Tiranë, 3 janar 2011 - Kompania më e madhe botërore e sigurimit tha se tragjeditë natyrore kanë lënë të vdekur 295 mijë persona në vitin 2010, ndërsa kostoja ka qenë 130 miliardë dollarë.
- Shvarceneger nuk është më guvernator Për Arnold Shvarcenegerin kjo është ditë e ngjashme me atë në filmin Terminator, ku ai luante rolin kryesor, e kur thotë “lamtumirë” në gjuhën spanjolle.
- Ushtria e Australisë furnizon zonat e përmbytura (VIDEO) Melburn, 3 janar 2011 - Aeroplanët luftarakë kanë filluar t’i furnizojnë qytetet në Australinë verilindore, të cilën po e mbulojnë vërshimet. Shirat e mëdha kanë mbushur jashtë mase shumicën e shtretërve të lumenjve të shtetit Kuinslend.
- Nëna e të famshmit Chris de Burgh, agjente për të rrëzuar komunizmin në Shqipëri Londër, 3 Janar 2011, NOA - Nëna e këngëtarit Kris De Bur (Chris de Burgh) i njohur në vendin tonë kryesisht me këngën "The Lady in Red", është trajnuar gjatë viteve ’50 të shekullit të kaluar për të rrëzuar regjimin komunist në Shqipëri.
- Adem Demaçi: Popull mik serb, trandu! Adem Demaçi jep intervistë për revistën serbe “Danas” në numrin e saj të parë për vitin 2011 Tashmë është bërë zakon që të tjerët të ju quajnë Mandela i Kosovës.
- Meta, mbledhje mbi Raport Progresin e KE për Shqipërinë Tiranë, 3 Janar 2011 NHOA – Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, z. Ilir Meta, do të zhvillojë në ambientet e METE-s, një mbledhje pune në lidhje me Raport Progresin e Komisionit Evropian për Shqipërinë.
- Parashikimi i motit nga NOA dhe MeteoAlb: Nesër shi e borë, ulen temperaturat Tiranë, 3 Janar 2011 NOA - Mengjesi i nesërm parashihet të dominohet nga moti i kthjellet ne bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa zonat malore do te jene me kthjellime dhe vranësira kalimtare.
- Droga drejt Italisë u zbulua nga pajisja e re spiune Vlorë, 3 Janar 2011 - Ditën e sotme, rreth orës 10:30, nga strukturat e Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit të Qarkut Vlorë janë ndaluar dy persona për trafik droge.
- Afganistan, mijëra të vdekur gjatë vitit 2010 Kabul, 3 janar 2011, NOA – Ndërkohë që Afganistani ka hyrë në vitin e dhjetë të luftës civile mësohet se bilanci i policëve afganë të vrarë nga forcat talebane në vitin 2010 mbërriti në 1.
- Vrasje në Kukës, ekzekutohet Matmuja, iu mor haku i ish-kryekomunarit Veseli Kukës, 3 janar, NOA/ Irma Toptani – Rreth një orë më parë një vrasje ka tronditur rishtas qytetin verior të Kukësit. Një person ka marrë në shënjestër 48 vjeçarin Selman Matmuja duke e lënë të vdekur në vend në lokalin e tij pranë shtëpisë.
- Berisha: AIDA, agjenci e standardeve evropiane, do të shndërrojë në zbatim vizionin për ekonominë Tiranë, 3 janar, NOA – Sot nisi nga puna për herë të parë Agjencia Shqiptare për Investime dhe Zhvillim (AIDA) një agjenci e ndërtuar mbi bazën e simotrave të saj në Europë dhe në mbarë botën.
- Protesta të reja në Egjipt pas masakrës që përgjaku ndërrimin e viteve Kajro, 3 janar, NOA – Manifestime të reja pritet të zhvillohen sot në Kajro dhe Aleksandri ku mijëra vetë do të protestojnë ndaj masakrës që përgjaku natën e ndërrimit të viteve ku u vranë në dalje të kishës Alxhikisen 21 persona pasi kishin marrë pjesë në meshën e fundvitit si dhe u plagosën 97 të tjerë
- Julian Shota i shpëton akuzave të shpërthmit të shtyllës së tensionit të lartë, lihet në burg për armëmbajtje pa leje Krujë, 3 janar, NOA- I dyshuari për shpërthimin e shtyllës së tensionit të lartë, Julian Shota i shpëton akuzës për shpërthim. Gjykata e Krujës ka dhënë sot masën e arrestit, duke e lënë në burg Shotën, deri në përfundim të hetimeve.
- Sarkozi: Fundi i Europës vjen bashkë me fundin e euros Paris, 3 janar, NOA- Presidenti francez Nikola Sarkozi ka deklaruar se do të vazhdojë të luftojë për të ruajtur pozitën e euros. “Mos u besoni atyre që propozojnë se duhet të braktisim euron.
- Bllokohet në portin e Vlorës trajleri me 500 kg drogë, me destinacion Italinë Vlorë, 3 janar, NOA- Në portin e Vlorës janë kapur pak minuta më parë 500 kilogramë drogë. Droga e cila dyshohet të jetë e tipit Kanabis Sativa ishte e fshehur në shasinë e një trajleri.
- Humb jetën aktivisti i Vetëvendosjes Prishtinë, 3 janar, NOA- Lëvizja Vetëvendosja nëpërmjet një deklarate për mediat deklaron se Muhamet Koskoviku ka pësuar në një aksident në rrugën Prishtinë-Mitrovicë me datën 7 dhjetor.
- Krimi godet kryeqytetin në ditët e para të vitit, arrestohen 7 persona, një tjetër ende në kërkim Tiranë, 3 janar, NOA- Policia e Tiranës ndonëse në ditët e para të vitit është përballur me një varg krimesh dhe arrestimesh. Endri Musollari, 23 vjeç, banues në Tiranë, Lirim Hoxha, 20 vjeç, banues po në Tiranë janë arrestuar në flagrancë, pasi dyshohet se pranë lokal “Relax”, në rrugën “Ali
- Hotmail, probleme: emaile që zhduken papritmas Tiranë, 3 Janar, NOA- Hotmail e ka nisur këtë vit me probleme të papritura: postat elektronike e përdoruesve të tij janë ç’akorduar. Janë zhdukur papritur emaile nga llogaritë e tyre.
- Arrestohen 2 persona i treti është në kërkim, grabitën një taksist, i morën automjetin dhe paratë Tiranë, 3 janar, NOA- Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë nën akuzën e vjedhjes me dhunë dhe me armë 2 shtetas, ndërsa i treti është ende në kërkim.
- 2011 do të shohë 5 eklipse, i pari ndodh nesër E hënë, 3 janar, NOA- Nesër ndodh eklipsi i parë, duke filluar nga pjesa veriore e Zvicrës, eklipsi mund të shihet nga Europa, Afrika e Veriut, Lindja e Mesme, Azia Qendrore.
- Nesër përfundon rinumërimi i votave, KQZ pritet të japë rezultatin përfundimtar Prishtinë, 3 janar, NOA-Ka rinisur rinumërimi i fletëve të votimit në Qendrën e Numërimit të Votave në Kosovë, pas pushimit për festa ky rinumërim po bëhet në 40 përqind të vendvotimeve ku dyshohet se ka patur parregullsi.
- Ndalohen 12 persona për vrasjen e Malishevës, dyshohen arsye politke Malishevë, 3 janar, NOA- Policia e Kosovës ka arrestuar 12 persona lidhur me vrasjen në Bajë të Malishevës, ndërsa një person ende është në arrati.
- Plagoset me armë zjarri 30 vjeçari nga Durrësi, nuk dihen arsyet Durrës, 3 janar, NOA-Një 30 vjeçar nga qyteti i Durrësit ka mbetur i plagosur pak minuta më parë teksa po udhëtonte me makinën e tij. Palga e shkaktuar me armë zjarri e ka dëmtuar rëndë të riun në shpatull dhe si rrjedhojë e saj, i plagosuri është dërguar në spitalin Ushtarak në Tiranë ku është
- Gjykata e Shkodrës lë në burg 15 vjeçarin, vrau për gjakmarrje natën e ndërrimit të viteve Shkodër, 3 janar, NOA-Gjykata e Shkodrës dha masën e sigurisë “arrest në burg”, për 15 vjeçarin Isa Shpuza, i cili vetëm dy orë para ndërrimit të viteve vrau për gjakmarrje 30 vjeçarin Albert Dhampiraj.
- Gbagbos i ofrohet amnisti me kushte E hënë, 3 janar, NOA- Një delegacion i liderëve afrikan që po viziton sot Bregun e Fildishtë do ti ofrojë Laurent Gbagbo-s një marrëveshje për tu larguar nga pallati presidencial.
- Tadiç: Serbia është gati për negociatat, Kosova po pret të formojë institucionet Beograd, 3 janar, NOA- Në një intervistë për gazetën “Blic” të Beogradit, presidenti serb Boris Tadiç, është shprehur se Serbia është e gatshme përfillimin e negociatave me Kosovën.
- Në tetor, Papa mban samitin e paqes në botë E hënë, 3 janar, NOA- Në 25 tetor të këtij viti Papa Benedikti XVI do të organizojë një samit të udhëheqësve botërorë fetarë për të diskutuar se si ata të promovojnë paqen në botë.
- Arrest në burg për nënë e bir, mbytën tre ditë më parë nusen Elbasan, 3 janar, NOA- Gjykata e Elbasanit ka dhënë pak minuta më parë masën e sigurisë për Alfred Belbën dhe nënën e tij Tixhe Belba, të cilët tre ditë më parë vranë Zemrie Belbën 31 vjeç.
- Skandal në aeroplanmbajtësen Enterprise, imoralitet në bord E hënë, 3 janar, NOA-Marina ka hapur një hetim mbi një seri videosh me drita të kuqe dhe imoralitet në bord. I shënuar si skandal në aeroplanmbajtësen amerikane Enterprise, mësohet se videot ishin pjesë e një serie të regjistruar në Enterprise, ndërsa ushtarakët ishin në Afganistan, në 2006
- Breshri me zogj të ngordhur përmbyt SHBA-në E hënë, 3 janar, NOA-Një tufë e vërtetë me zogj të ngordhur kanë rënë nga qielli në Tokë, në qytetin e vogël Beebe të shtetit të Arkansas në SHBA.
- Kapshtica e Kakavija, dynden nga emigrantët E hënë, 3 janar, NOA- Fluks emigrantësh në pikat doganore me Greqinë, pas përfundmit të festave, shqiptarët u drejtohen pikave doganore për t’u rikthyer në vendet ku jetojnë e punojnë.
- Sakineh mund ti shpëtojë vdekjes E hënë, 3 janar, NOA- Dënimi ndaj Sakineh mund të jetë anulluar. Kjo deklaratë vjen nga Fars da Malek Ajdar Sharifi, funksionar i lartë i drejtësisë iraniane.
- Amnesty International shuplakë Greqisë për gardhin me Turqinë E hënë, 3 janar, NOA- Plani grek për krijimin e një gardhi pengues në kufirin tokësor me Tuqinë është kritikuar nga Organizata për të Drejtat e Njeriut “Amnesty International”.
- Kosova përgatitet për regjistrimin e popullsisë, në prill nis puna Prishtinë, 3 janar, NOA- Shteti i Kosovës tashmë është gati të bëj regjistrimin e popullsisë. “Regjistrimi i popullsisë, i ekonomive familjare dhe i banesave do të bëhet siç është parashikuar, nga 1-15 prill të vitit 2011”, ka thënë ministrja në detyrë e Administratës Publike, Edita Tahiri.
- Sot nis zyrtarsisht puna në administratë, shqiptarët i kthehen jetës së përditshme E hënë, 3 janar, NOA-Sot zyrtarisht nis viti i ri për të gjithë institucionet shtetërore dhe administratën e saj. Vetëm dy ditë pas festës së ndërrimit të viteve qytetarët shqiptarë, i kthehen jetës së tyre të përditshme.
- Shvarceneger ikën nga posti i guvernatorit të Kalifornisë E hënë, 3 janar, NOA- Arnold Shvarceneger ikën sot nga posti i guvernatorit të Kalifornisë, duke ia lënë vendit demokratit Xheri Braun, i cili ka qenë guvernator i këtij shteti në periudhën 1975 - 1983.
- Hungaria kryesuesja e BE-së, do ndihmojë dialogun Prishtinë-Beograd E hënë, 3 janar, NOA-Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Janos Martonyi, në paraqitjen e programit të kryesimit të BE-së në Bruksel, ka premtuar se Hungaria si kryesuese e BE-së do të angazhohet dhe do ta ndihmojnë fillimin e dialogut Beograd-Prishtinë.
- Gjendet viktima e parë e përmbytjeve në Australi, nuk dihet fati i dy personave të tjerë E hënë, 3 janar, NOA- Përmbytjet në Australi shënojnë viktimën e parë, ku një grua 41 vjeçare është gjetur e vdekur në lumin Leichardt. Këto përmbytje të ndodhura në në shtetin e Queensland-it në Australi, kanë izoluar mbi 20 qytete të cilat janë përmbytur në një sipërfaqe më të madhe se ajo
- Plagoset 35 vjeçari nga Lezha Lezhë, 3 janar, NOA- Një 35 vjeçar nga qyteti i Lezhës ka mbetur i plagosur me armë zjarri. Petrit Marku quhet i plagosuri, ku sipas burimeve policore për agjencinë e lajmeve NOA, ai u plagos në afërsi të shtëpisë së tij.
- Obama nënshkruan ligjin për ndihmë ndaj të mbijetuarve të 11 shtatorit dhe të sëmurët e rrënojave Uashington, 3 janar, NOA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama ka nënshkruar ligjin për të ndihmuar të mbijetuarit e sulmeve të 11 shtatorit.
- Parashikimi i motit për sot, nga NOA dhe Meteoalb Tiranë, 3 janar 2011 NOA – Masat ajrore te thata e te ftohta vazhdojne edhe sot te mbtene prezente ne te gjithe rajonin e Mesdheut si edhe vendin tone.
- Bregu i Fildishtë në prag të luftës civile Bregu i Fildishtë, 3 janar 2011 - Kombet e Bashkuara paralajmëruan se Bregu i Fildishtë kërcënohet nga një luftë civile e re, kurse kryeministri i këtij vendi Gillaume Soro tha se lufta tashmë ka filluar.
- E merr kartolinën e Vitit të Ri... 40 vjet pas dërgimit Mülheim, 3 Janar 2011 NOA/ Ervin Tirana – Kur kartolina që ju shihni në foto, u nis nga Hong Kongu për në Mulheim të Gjermanisë, vendi aziatik ishte një koloni angleze.
- Vrasja e Malishevës, zbardhen emrat e viktimave Malishevë, 3 Janar 2011 NOA Update - Skënder Nazmi Limaj, 35 vjeç është personi që gjeti vdekjen në bar restorant “Kështjella” në Malishevë, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.
- Një milion dollarë për makinën e Ahmadinexhadit Teheran, 3 Janar 2011 – Për automobilin e presidentit iranian Mahmud Ahmadinexhad, i cili është nxjerrë në ankand për qëllime humanitare, është dhënë ofertë prej 1 milion dollarëve.
- Përleshje mes 7 serbëve në Mitrovicë, 3 plagosen Mitrovicë, 3 Janar 2011 NOA – Përleshje e dhunshme mes shtatë serbësh në Mitrovicë, me pasojë plagosjen e tre prej tyre, raportohet nga korrespondenti i agjencisë NOA.

