Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjykata e Shkodrës lë në burg 15 vjeçarin, vrau për gjakmarrje natën e ndërrimit të viteve
English

Gjykata e Shkodrës lë në burg 15 vjeçarin, vrau për gjakmarrje natën e ndërrimit të viteve

Shkodër, 3 janar, NOA-Gjykata e Shkodrës dha masën e sigurisë “arrest në burg”, për 15 vjeçarin Isa Shpuza, i cili vetëm dy orë para ndërrimit të viteve vrau për gjakmarrje 30 vjeçarin Albert Dhampiraj.

Viktima u ekzekutua tek dera e shtëpisë së tij për motive gjakmarrjeje, dhe i dyshuari i vetëm është 15 vjeçari Shpuza.

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër vlerësoi masën e sigurisë për të dhe bashkë me të përcaktoi edhe vendin e qëndrimit të adoleshentit, gjë që u diskutua gjatë në media për shkak të moshës së tij.

Vrasja me paramendim për motive gjakmarrje, dënohet me burgim të përjetshëm, në bazë të Kodit Penal, dhe për të nuk parashikohet asnje lloj ulje të denimit, por kur autori i veprës është një person nën moshën 16 vjec, ai merr automatikisht vetëm gjysmën e këtij dënimi.

a.y/NOA

KOMENTE