Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nga Franca aristokratike vijnë për herë të parë prezervativët luksozë
English

Nga Franca aristokratike vijnë për herë të parë prezervativët luksozë

Paris, 4 Janar, NOA- Ideja e krijimit të profilaktikëve luksoze ka ardhur nga në një grup aristokratikësh pranë Princit Charles Emmanuel Bourbon Parma dhe Kontit Gil të Bizemont.

Gjaku blu ka dashur të krijojë një produkt, të sofistikuar, elegant, të dobishëm dhe ekologjikisht të qëndrueshëm, që të mos e vejë në një gjendje të vështirë personin në momentin e përdorimit dhe të mos krijojë probleme për ta nxjerrë jashtë pas përdorimit.

"Duke pasur parasysh suksesin e mëparshëm të produkteve tona luksoze, prezervativi me siguri mund të jetë hapi jonë i ardhshëm"- kanë deklaruar krijuesit- “Ka gjithmonë vend për cilësi, shije të mirë dhe të objekte me luk të kënaqshëm. Të kujdesesh për veten dhe të duash për të më të mirën është një nga gjërat më seksi në botë".

Ajo që i bën këto prezervativëve të denjë për një aristokrat, është padyshim kutia, e krijuar me të njëjtin stil që është përdorur për kutinë e bizhuterive. Dhe një ngjyrë e zezë e bën atë më tërheqëse.
Çmimet janë gjithashtu të rangut të lartë. 3 prezervativë kushtojë më shumë se 15 euro, ndërsa një paketë normale me 6 copë kushton mbi 25 €.

a.e./NOA

KOMENTE