Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vrasje në Kukës, ekzekutohet Matmuja, iu mor haku i ish-kryekomunarit Veseli
English

Vrasje në Kukës, ekzekutohet Matmuja, iu mor haku i ish-kryekomunarit Veseli

Kukës, 3 janar, NOA/ Irma Toptani – Rreth një orë më parë një vrasje ka tronditur rishtas qytetin verior të Kukësit. Një person ka marrë në shënjestër 48 vjeçarin Selman Matmuja duke e lënë të vdekur në vend në lokalin e tij pranë shtëpisë. Nga të shtënat e shumta uniformat blu të Kukësit kanë mbërritur në vendngjarje ku kanë gjetur të larë në gjak viktimën, ndërkohë që autori duket se është vënë në pranga nga policia.

Korrespondenti i agjencisë NOA sipas informacioneve të marra raporton se aludohet që vrasja e tij lidhet me ekzekutimin në muajin tetor, të ish-kryekomunarit të fshatit Tërthore të Kukësit, Remzi Veseli.

Sipas burimeve nga policia vrasësi i Matmujës është Kanan Veseli kushëri i Remzi Veselit, i cili duket të ketë marrë hak për të afërmin e tij të ekzekutuar pranë shtëpisë së tij.

Policia ende po punon për zbardhjen e ngjarjes, që mendohet të jetë një hakmarrje e pastër. Edhe pse policia po heton ngjarjen e rëndë që i mori jetën 48 vjeçarit Matmuja, baba i pesë fëmijëve në prag të shtëpisë së tij, zyrtarisht nuk konfirmoi asnje piste hetimore.

mit/NOA

KOMENTE