English

Australia në gjendje katastrofale nga përmbytjet

Sidnei, 4 janar, NOA – Australia gjendet në një situatë katastrofave, e përfshirë nga moti i keq që ka shkaktuar përmbytje masive për dy ditë rresht.

Zyrtarët thanë se konkretisht, përmbytjet kanë mbuluar një rajon më të madh se sa Franca dhe Gjermania të marra së bashku dhe kanë prekur 200 mijë vetë.

Një zyrtar i lartë madje i cilësoi përmbytjet “me përmasa biblike”.

Ndërkaq, aeroplanët luftarakë kanë filluar t`i furnizojnë me ushqime qytetet në Australinë verilindore.

Aeroporti dhe rrugët kryesore për në jug e perëndim janë mbyllur dhe forcat policore po evakuojnë disa banorë të zonës me varka.

Dëmet e kësaj katastrofe sipas përllogaritjeve paraprake mund të arrijnë një vlerë të përafërt me 730 milionë euro.

Reshjet e mëdha në Queenland kanë shkaktuar daljen e lumenjve nga shtrati dhe arritjen e nivelit më të lartë të ujit për shumë vite.
n.e/NOA

KOMENTE