Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
BE vë në pikëpyetje vizat e zyrtarëve bjellorusë
English

BE vë në pikëpyetje vizat e zyrtarëve bjellorusë

E martë, 4 janar 2011, NOA - Bashkimi Evropian po shqyrton mundësinë e pezullimit të vizave për zyrtarët bjellorusë. Në këtë pezullim është përfshirë edhe presidenti Aleksandër Lukashenko, për shkak të shtypjes së dhunshme të protestave pas zgjedhjeve presidenciale muajin e kaluar.

BE-ja e hoqi ndalimin e vizave për zyrtarët bjellorusë para dy vjetësh.

Ministrat e Jashtëm të BE-së pritet të diskutojnë sanksionet e reja të mundshme kundër Bjellorusisë gjatë një takimi në fund të këtij muaji.

Gazeta gjermane “Zyddojçe Caitung” citoi burimet qeveritare të kenë thënë se, Angela Merkel është mes krerëve evropianë që kërkojnë të mos lejojnë zyrtarët e lartë bjellorusë të hyjnë në bllokun 27 vendesh.

Ky veprim vjen pasi vëzhguesit ndërkombëtarë dhe krerët perëndimorë e kanë kritikuar qeverinë bjelloruse se ka shtypur me dhunë protestat pas-zgjedhore.

Qeveria Lukashenko ka qenë mjaft e kritikuar që nga momenti i ardhjes në pushtet.

KOMENTE