English

Falsifikoi dokumentet, ndalohet kosovari në Durrës,

Durrës, 4 janar, NOA – Një qytetar nga Kosova është ndalur dje në Durrës pasi dyshohet se dokumentet e tij të identifikimit janë të falsifikuara. Korrespodenti i Agjencisë NOA në Durrës raporton se i arrestuari është Hajriz Kryeziu, 39 vjeç.

Ai është ndalur pardje rreth orës 23.00 nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe Migracionit në Durrës.

Gjatë kontrollit, Kyreziu ka paraqitur para punonjësve të Policisë Kufitare një pasaportë kosovare dhe një leje qëndrimi belge. Të dy dokumentet kanë qenë në emër të tij. Sipas policisë leja e qëndrimit dyshohet të jetë e falsifikuar.

Policia ka bërë sekuestrimin e dokumenteve dhe materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve.

a.k/NOA

KOMENTE