Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Heqja e shërbimit të detyruar ushtarak - Hap i madh për Gjermaninë
English

Heqja e shërbimit të detyruar ushtarak - Hap i madh për Gjermaninë

Berlin, 4 janar, NOA - Pas më tepër se 50 vjetësh Gjermania heq dorë prej shërbimit ushtarak të detyruar. Më 3 janar u thirrën për herë të fundit nën armë rreth 12.000 rekrutë.

Më 25 korrik 1956 hyri në fuqi ligji për shërbimin e detyruar ushtarak në RFGJ. Sipas tij të gjithë meshkujt që arrinin moshën 18 vjeç ishin të detyruar të shërbenin nën armë. Personat që refuzonin të shërbenin nën armë për shkaqe bindjesh individuale, detyroheshin të kryenin shërbim civil. Miliona gjermanë kanë bërë që prej asaj kohe betimin për t'i qëndruar besnik kushtetutës.

Ish-ministri gjerman i Mbrojtjes Franz-Josef Strauß shprehej: "Ndonjëherë na pyesin se ç'kemi për të mbrojtur ne. Ato që mbrojmë janë liria, siguria vlerat tona materiale dhe para së gjithash paqja në botë."

Qytetari në uniformë

Në mënyrë që Bundeswehr-i të mos kthehej më në ushtri pushtuese në shërbim të diktatorëve dhe të despotëve, u krijua koncepti i qytetarit në uniformë dhe ushtria u lidh ngushtë me shoqërinë demokratike. Claire Marienfeld, e cila ishte në vitet 90-të e ngarkuara e parlamentit për çështjet e ushtrisë theksonte: "Pika më e rëndësishme është integrimi i forcave të ushtrisë në shoqëri. Kjo nuk mund të bëhet më mirë se sa përmes një ushtrie mbi bazën e shërbimit ushtarak të detyruar, sepse ata që kryejnë shërbimin ushtarak të detyruar janë ata që ushtrojnë kontrollin e drejtpërdrejtë në ushtri."

Viti 1973 ishte viti me numrin rekord të rekrutëve në Gjermani, rreth 230.000. Ishte koha e luftës së ftohtë dhe shërbimi ushtarak i detyruar zgjaste 18 muaj. Që prej viteve 80-të ky shërbim ka ardhur vazhdimisht duke u shkurtuar.

Misionet jashtë vendit kërkojnë ushtarë të specializuar

Ndryshimi i kushteve politike në botë, ku armiku nuk vjen më nga Lindja, por është terroristi, pirati modern apo shkelës i të drejtave të njeriut diku në botë, ka bërë që Bundeswehri të angazhohet në shumë aksione jashtë vendit.

Për të tilla misione nevojiten ushtarë të specializuar. Po ashtu edhe në vendet e tjera tëBE thuajse të gjitha ushtritë janë ushtri të përbëra nga ushtarakë profesionistë. Ulja e kohës së shërbimit ushtarak të detyruar në 6 muaj dhe rekrutimi i vetëm 15% të të rinjve që kanë mbushur moshën e shërbimit nën armë, janë faktorë të tjerë që e shtynë ministrin aktual të Mbrojtjes Karl-Theodor zu Guttenberg ta vinte në pikëpyetje nevojën e shërbimit të detyruar ushtarak: "Pyetja që duhet të shtrojmë tani dhe që duhej ta shtronim edhe kur shërbimi u ul në 9 muaj është se ç'përfitim u sjellin këto 6 muaj shërbimi rekrutëve të rinj dhe çfarë përfitimi i sjellin shtetit."

Pasojat praktike: shpenzime të larta dhe ushtarë të përgatitur keq. Nevoja e qeverisë për të kursyer shuma në miliarda çoi më në fund në shfuqizimin e ligjit për shërbimin e detyruar ushtarak.

DW

KOMENTE