English

ICC: Një qytetar paralajmërohet për dënim me vdekje

E martë, 4 janar 2011, NOA- Një qytetari nga Afganistani aludohet se i është dhënë ultimatum me vdekje. Shkak për këtë është bërë ndryshimi i fesë, ku qytetarit i është dhënë një javë kohë për tu kthyer mysliman ose do të dënohet me vdekje.

Shaoib Assadullah është arrestuar më 21 tetor në Mazar-e-Sharif pasi i kishte dorëzuar një Bibël një personi që e denoncoi tek autoritetet lokale.

Ky ultimatum i është dhënë një shtetasi afgan që kishte vendosur ti drejtohej krishterimit, ndërkohë që lajmin e ka bërë të ditur një zëdhënës i International Christian Concern (ICC).

Ky është një ndër rastet e përsëritura ku feja bëhet shkak për dënime dhe diskutime në media pretendon ICC.

a.y/NOA

KOMENTE