Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Katari: Njohim pavarësinë e Kosovës
English

Katari: Njohim pavarësinë e Kosovës

Prishtinë, 4 janar 2011, NOA- Kosova ditën e sotme është njohur dhe nga një tjetër vend duke e çuar në 73 numrin e shteteve që e kanë njohur zyrtarisht pavarësinë e saj.

Lajmi erdhi nga ambasada e Kosovës në New York, e cila ka njoftuar se ka pranuar letrat kredenciale për njohjen zyrtare të Kosovës, gjithashtu u konfirmua edhe nga zëvendësministrja në largim e Punëve të Jashtme, Vlora Çitaku.

Kjo njohje vjen pas atij të Tuvalu në nëntor të vitit të kaluar. Ndonëse raporti i Dick Martit mendohej se do të pengonte njohjet e reja, ky lajm ishte goditja e radhës, për dashakeqësit e shtetit të Kosovës.

Katari është një shtet islamik i cili ndodhet në Gadishullin Arabik, njohja nga ana e tij ishte një dhënie dore pas kritikave ndaj eksponentëve të lartë politik.

a.y.NOA

KOMENTE