English

Majkëll Xhekson, nis procesi: “Ishte një vetëvrasje"

Los Anxhelos, 4 Janar, NOA- Një vit e gjysmë pas vdekjes së Michael Jackson, nis në Los Anxhelos procesi kundër të akuzuarit për vdekjen e yllit të popit: mjekut Conrad Murray.

Mjeku në fakt ka pranuar publikisht se i ka dhënë këngëtarit një ilaç të fortë që përdoret si një mjet anestezik në operacionet kirurgjikale dhe se Jackson e përdorte rregullisht atë kundër pagjumësisë gjatë natës. Anesteziku, së bashku me qetësuesin Lorazepam, është konsideruar si shkaku kryesor i vdekjes, (mbidozë droge) e Mbretit të Popit . Mbrojtja e Dr Murray supozon se bëhet fjalë për një vetëvrasje: qetësuesi i është dhënë Jackson me kërkesën e tij.

Në seancë, do të marrë pjesë edhe prodhuesi dhe drejtori i ""This is it", turi që kishte dashur të sjellë Michael Jackson në Evropë. Kenny Ortega është konsideruar si një personazh çelës për prokurorinë, sepse në të kaluarën kanë thënë se Jackson ishte në gjendje të mirë shëndetësore, përpara injeksionit vdekjeprurës të Dr. Murray. Sipas mediave vendase do të jenë së paku 30 dëshmitarë në fazën paraprake të procesit. Njoftohet se nuk do të marrë pjesë në seancë, djali i madh i këngëtarit, Prince Michael.

Thomas Mesereau, avokati që mbron Mbretin e Popit nga akuzat për ngacmim seksual të të miturve, tha për median amerikane se Michael Jackson nuk kishte tendenca për vetëvrasje.

a.e./NOA

KOMENTE