English

“Manuale d’amore 3”, gati për tu publikuar

Itali, 5 Janar NOA - Tashmë mund të themi se jemi afruar shumë me publikimin e episodit të tretë të “Manuale d’amore”, ku në shfaqjen e tij në sallat e kinemasë mungon më pak se një muaj.

Të mundshme aktualisht janë trailerat e filmit të ri të Giovanni Veronesi, ku krahas aktorëve mjaft të njohura italianë si Carlo Verdone, Ricardo Scamarcio, Monica Bellucci dhe Laura Chiatti, një shoqërim tepër i veçantë do të jetë ai i Robert De Niros.

Mund të sigurojmë se të qeshurat në këtë pjesë janë të garantuara. Shumë pak mund të kuptohet dhe nga trailerat që tashmë janë të mundshëm për tu parë.

r.b/NOA

KOMENTE