Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenca Hungareze përplaset për ligjin e medias
English

Presidenca Hungareze përplaset për ligjin e medias

E martë, 4 janar 2011, NOA- Ndonëse ka vetëm disa ditë që është në krye të presidencës së Bashkimit Europian, Hungaria është ndeshur me problemet e para.

Anëtarë të Komisionit Europian dënojnë ligjin mbi mediat që hyri në fuqi më 1 janar, ndërkohë që Budapesti pretendon se ligji i ri është brenda standardeve të BE-së.

Nuk është vetëm ky problem, por një tjetër është ai që lidhet me taksa të veçanta në disa sektorë të ekonomisë por edhe me ligjin e ri mbi mediat në Hungari.

Autoriteti i Hungarisë për median mbikqyr të gjitha produksionet e lajmeve dhe ka fuqinë për të gjobitur radio-televizionet dhe gazetat për shkeljen e interesit publik, moralit publik apo të rendit.

Zv/presidenti i Komisionit Europian, Neelie Kroes ka dërguar një letër në Budapest në fund të dhjetorit, përmes së cilës kërkon më shumë informacione lidhur me përmbajtjen e ligjit.

a.y/NOA

KOMENTE