Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qerasin pasagjerët me Coca-Cola helmuese, për t'i grabitur
English

Qerasin pasagjerët me Coca-Cola helmuese, për t'i grabitur

Sipas Policisë së Lezhës, gjatë rrugës dhe pikërisht në fshatin Balldren të këtij rrethi, vëllezërit Ujka, në formë qerasje, i kanë ofruar një Coca – Cola që mbante lëndë toksike dhe pasi pasagjeri N.Pali e ka pirë gjendja shëndetësorë e tij është rënduar

Lezhë, 4 janar, NOA/ Ariola Ymeraj - Në qytetin e Lezhës janë arrestuar dy persona për vjedhjen e një autoveture dhe helmimin e dy personave duke i qerasur me Coca Cola, informon policia e Lezhës.

Mark Ujkaj është i arrestuari i parë, një 51 vjeçar, lindur dhe banues në fshatin Gocaj të rrethit Lezhë, i dënuar më parë për veprën penale të “Armëmbajtjes pa leje”.

Gjithashtu dhe Martin Ujkaj është i arrestuari i dytë, 65 vjeçar, i lindur në fshatin Gocaj të rrethit Lezhë dhe banues në Shëngjin të rrethit Lezhë.

Sipas burimeve zyrtare për agjencinë e lajmeve NOA, ndalimi i tyre u bë pasi nga veprimet e kryera, rezulton se këta dy shtetas në bashkëpunim më njëri-tjetrin, me makinën e tyre tip Volsvagen Pasat, me targa LE 4387 A, me datë 18.09.2010, në qytetin e Lezhës, kanë marrë si pasagjer për në Laç- Vau i Dejës të rrethit Shkodër, shtetasin N.Pali, i datëlindjes 1934, lindur në fshatin Gjobardhaj Komuna Ungrej dhe banues në Ishull Shëngjin të rrethit Lezhë.

Sipas Policisë së Lezhës, gjatë rrugës dhe pikërisht në fshatin Balldren të këtij rrethi, vëllezërit Ujka, në formë qerasje, i kanë ofruar një Coca – Cola që mbante lëndë toksike dhe pasi pasagjeri N.Pali e ka pirë gjendja shëndetësorë e tij është rënduar.

Pasi gjendja e tij është përmirësuar Pali ka bërë denoncim për këtë ngjarje, duke deklaruar se i kanë vjedhur 15 500 lekë të reja.

Pas identifikimit të tyre, mendohet që ata janë dhe autorë të “Vjedhjes me dhunë” të shtetasit Gj.Memaj, ngjarje e ndodhur me datë gusht të 2010-ës, ku ky shtetas në fshatin Balldre të rrethit Lezhë, ka marrë si taksi automjetin tip Volsvagen Pasat, ku në të ndodheshin vëllezërit Ujka.

Gjatë rrugës dhe pikërisht në fshatin Gjadër të rrethit Lezhë, i është ofruar një Coca – Cola dhe pasi shtetasi GJ.Memaj e ka pirë, gjendja shëndetësore e tij është rënduar.

Pas gjysmë ore po gjatë rrugës, makina është ndaluar dhe vëllezërit Ujka pasi e kanë goditur me grushta në fytyrë personin Memaj, i kanë marrë 9000 lekë të reja dhe e kanë zbritur nga makina.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti i vjedhur, dhe ndaj dy të ndaluarve, po ndiqen hetimet për tu përcaktuar edhe dënimi për veprat e kryera.

a.y/NOA

KOMENTE