English

Ronaldinjo kalon te klubi brazilian i Gremio-s

E martë, 4 janar 2011, NOA- Ylli brazilian i futbollit, Ronaldinjo ka kaluar pak orë më parë te klubi i futbollit brazilian Gremio.

Ish-fituesi i Topit të Artë zgjidhi skuadrën ku u formua përpara gjigantëve brazilianë të Palmeiras e Flamengo apo mundësisë për të qëndruar në Europë në radhët e Paris SG e Blackburn-it.

Ndërkaq presidenti i Milan-it, Silvio Berlusconi sqaroi se pas vendimit të klubit për ta shitur qëndron mungesa e dëshirës së brazilianit për t’u stërvitur.

Ky lajm u konfirmua nga gazeta italiane “La Gazzetta dello Sport”.

a.y/NOA

KOMENTE